SHMKM “GOSTIVAR” shënoi ditën botërore të shkencës.

Mësimdhënësit e shkencave natyrore dhe të mjekësisë ekspozuan dhe demostruan eksperimete nga lëmitë e shkencave natyrore dhe të mjekësisë.

Aktivitetin e vizituan edhe përfaqësues të arsimit nga Komuna e Gostivarit në krye me znj. Aslian Snopçe e shoqëruar dhe me mysafirë nga Gjermania.

Drejtori i shkollës z. Jeton Sulejmani i shoqëruar me stafin udhëheqës të shkollës, deklaroi se ky aktivitet përveçse shënon ditën botërore të shkencës, shërben edhe për nxitje dhe motivim të nxënësve për mësim dhe njëkohësisht dhe mësimdhësit i motivon për punë.

Më pas drejtori, falënderoi profesorët, stafin organizativ, nxënësit, mysafirët dhe të pranishmit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *