Në bazë të nenit 97 paragrafin 1 i Ligjit për arsim të mesëm (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Magedonisë” nr. 44/95, 24/96, 34/96, 35/97, 82/99, 29/02, 40/03, 42/03, 67/04, 55/05, 113/05, 35/06, 30/07, 49/07, 81/08, 92/08, 33/10, 116/10, 156/10, 18/11, 42/11, 51/11, 6/12, 100/12, 24/13, 41/14, 116/14, 135/14, 10/15, 98/15, 145/15, 30/16, 127/16, 67/17 dhe 64/18 dhe “Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 229/20, 269/23, 78/25 dhe 132/25).
Këshilli Drejtues i SHMKM” GOSTIVAR” – GOSTIVAR, në mbledhjen e mbajtur me datë 29.12.2025 ,e miratoi statutin si vijon
TEKST I KONSOLIDUAR
S T A T U T I
I Shkollës së Mesme Komunale të Mjekësisë “Gostivar”-Gostivar
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Me këtë Statut të shkollës, SHMKM. “GOSTIVAR” – GOSTIVAR (në tekstin e më poshtëm shkollë) rregullohen emri dhe selia, përfaqësimi i shkollës, qeverisja dhe drejtimi, struktura organizative, veprimtaria edukativo-arsimore, të drejtat dhe detyrimet e nxënësve, mësimdhënësve dhe punonjësve profesionalë, si dhe financimi, mbrojtja dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e shkollës.
Neni 2
Pëlqimin për statutin e shkollës së mesme e jep Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Neni 3
Çështje të veçanta që rregullohen me këtë statut mund të rregullohen më hollësisht me rregullore, vendime dhe akte të tjera.
II. POZITA JURIDIKE E SHKOLLËS
Neni 4
Emri i shkollës është Shkolla e Mesme Komunale e Mjekësisë“Gostivar” Gostivar.
Emri i shkurtuar është:SHMKM. “GOSTIVAR” – GOSTIVAR
Selia e shkollës është në rrugën “Risto Oxhaklieski” nr.7A Gostivar. Shkurtesa për shkollën është SHMKM “Gostivar” Gostivar.
Neni 5
Shkolla është themeluar me vendimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Gostivarit Nr. 26-643/1 prej 01.04.2014 ndërsa filloi me punë në 01 dhjetor të vitit 2014. Shkolla është e regjistruar në regjistrin qendror të RMV.
Neni 6
Shkolla, në marrëdhënie juridike me persona të tretë, për detyrimet e saj përgjigjet me të gjitha mjetet me të cilat disponon dhe që i përdor – me përgjegjësi të plotë.
Neni 7
(1) Shkolla ka vulë dhe stampë.
(2) Vula e shkollës përmban emrin Republika e Maqedonisë së Veriut, emrin dhe selinë e shkollës dhe është në formë rrethore me diametër 40 mm, ndërsa në qendër të vulës gjendet stema e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
(3) Stampa është në formë drejtkëndëshe, me të njëjtin tekst si vula, me dallimin se lihet hapësirë për datën dhe numrin e lëndës dhe ka madhësi 70 mm.
(4) Vula dhe stampa janë të shkruara në gjuhën maqedonase me alfabet cirilik, si dhe në gjuhën shqipe dhe në gjuhën turke.
Neni 8
Vulën dhe stampën i disponon dhe i përdor drejtori i shkollës ose personi i autorizuar me autorizim të posaçëm nga drejtori.
Neni 9
Ndryshimet e emrit dhe ndryshimet statusore të shkollës bëhen në përputhje me ligjin.
Neni 10
(1) Shkollën e përfaqëson dhe e prezanton drejtori i shkollës.
(2) Në rast mungese të drejtorit, shkollën e përfaqëson personi të cilin e autorizon drejtori.
(3) Drejtori, me autorizim me shkrim, mund të autorizojë edhe persona të tjerë për ndërmarrjen e veprimeve të caktuara nga kompetencat e tij.
Neni 11
Drejtori, si përfaqësues, është i autorizuar që në emër të shkollës të lidhë kontrata dhe të kryejë veprime të tjera juridike, si dhe ta përfaqësojë shkollën para gjykatave dhe organeve të tjera, organizatave dhe institucioneve.
Neni 12
Autorizimet e drejtorit të përcaktuara me këtë statut regjistrohen në Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
III. VEPRIMTARIA EDUKATIVO-ARSIMORE NË SHKOLLË
Neni 13
(1) Veprimtaria edukativo-arsimore në shkollën e mesme zhvillohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.
(2) Për pjesëtarët e komuniteteve që ndjekin mësimin në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik, veprimtaria edukativo-arsimore në shkollat e mesme publike zhvillohet në gjuhën dhe shkrimin e komunitetit përkatës, në mënyrën dhe kushtet e përcaktuara me ligj.
(3) Nxënësit nga paragrafi (2) i këtij neni janë të detyruar ta mësojnë edhe gjuhën maqedonase.
Neni 14
Veprimtaria edukativo-arsimore në shkollë realizohet përmes disa fushave programore:
1.Arsimi i përgjithshëm
2.Arsimi profesional
3.Mësimi praktik
-mësimi praktik
-praktika feriale
-mësimi përmes punës te punëdhënësi
4.Mësimi zgjedhor
5.Përmbajtje të programuara nga shkolla
Neni 15
Arsimi i përgjithshëm realizohet përmes mësimit të lëndëve të përbashkëta të arsimit të përgjithshëm për të gjitha profilet arsimore, të cilat vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë nga arsimi fillor dhe sigurojnë ngritjen e kulturës së përgjithshme të nxënësve si parakusht dhe përgatitje për arsimin e tyre të mëtejmë.
Neni 16
Arsimi profesional, përmes mësimit të moduleve të detyrueshme dhe zgjedhore të përbashkëta për fushën shëndetësi/shërbime shëndetësore dhe mbrojtje sociale dhe shërbime personale, si dhe lëndëve karakteristike për secilin profil arsimor në përputhje me modulin e profilit, siguron zhvillimin individual të personalitetit përmes përvetësimit të kompetencave, njohurive dhe aftësive të nevojshme për përfshirje në tregun e punës ose për vazhdimin e arsimit.
Neni 17
(1) Mësimi praktik mundëson zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive psikomotorike te nxënësit dhe përfshirjen e tyre graduale në procesin e punës.
(2) Mësimi praktik realizohet në tri forma: mësim praktik, praktikë feriale dhe mësim përmes punës te punëdhënësi.
Neni 18
(1) Mësimi praktik realizohet nga viti i parë deri në vitin e katërt dhe është në funksion të lëndëve profesionale teorike.
(2) Gjatë realizimit të mësimit praktik, paralelet ndahen në grupe.
(3) Mësimi praktik realizohet në kabinete shkollore, punëtori dhe te punëdhënësit.
Neni 19
(1) Praktika feriale realizohet në përputhje me planin mësimor gjatë pushimit veror të nxënësve.
(2) Praktika feriale realizohet te punëdhënësit për zbatimin e mësimit praktik.
Neni 20
(1) Mësimi përmes punës realizohet në vitin e tretë dhe të katërt, ndërsa në paralelet duale edhe në vitin e dytë.
(2) Me mësimin përmes punës te punëdhënësi sigurohet respektimi i parimeve të arsimit profesional, fleksibiliteti dhe relevanca në përputhje me kërkesat e tregut të punës, përkatësisht punëdhënësve, dhe krijohen kuadro në përputhje me kërkesat e tregut të punës.
Neni 21
(1) Për periudhën e kaluar të mësimit praktik lidhet kontratë trajnimi ndërmjet shkollës, punëdhënësit dhe nxënësit, ndërsa për nxënësin e mitur kontratën e nënshkruan prindi ose kujdestari i tij.
(2) Kontrata duhet të nënshkruhet para fillimit të mësimit praktik.
Neni 22
Mësimi zgjedhor ka për qëllim plotësimin e interesave të veçanta të nxënësve për përvetësimin, zgjerimin dhe thellimin e njohurive, si dhe zhvillimin e aftësive dhe shkathtësive, me ç’rast u mundësohet përgatitje më e përshtatshme për dhënien e provimit të maturës shtetërore, maturës shtetërore profesionale dhe maturës profesionale shkollore, si dhe për përfshirje më të suksesshme në tregun e punës.
Neni 23
(1) Nxënësit janë të detyruar të ndjekin nga një lëndë zgjedhore nga fusha shëndetësi/shërbime shëndetësore dhe mbrojtje sociale në vitin e tretë dhe të katërt, ndërsa nxënësit e profileve të shërbimeve personale ndjekin nga dy lëndë zgjedhore, të cilat i zgjedhin përmes anketës nga lista e lëndëve zgjedhore.
(2) Nxënësit përcaktohen për lëndët zgjedhore para përfundimit të vitit të dytë dhe të tretë, më së voni deri më 30 maj.
Neni 24
(1) Nxënësi mund ta ndryshojë vendimin fillestar dhe të zgjedhë lëndë të tjera, por jo më vonë se data 10 qershor e vitit shkollor përkatës.
(2) Për zgjedhjen e lëndëve, përkatësisht ndryshimin e tyre, duhet të ketë pëlqim të nënshkruar nga prindi ose kujdestari i nxënësit.
Neni 25
(1) Në varësi të numrit të nxënësve që janë përcaktuar për lëndët zgjedhore, formohen grupe për ndjekjen e tyre.
(2) Numri i nxënësve në grupet për ndjekjen e lëndëve zgjedhore nuk mund të jetë më i vogël se 17 nxënës.
Neni 26
Nxënësi ka mundësi ta ndryshojë njërën ose të dy lëndët zgjedhore që i ka ndjekur në vitin e tretë me lëndë zgjedhore që dëshiron t’i ndjekë në vitin e katërt, nëse ekzistojnë mundësi organizative në shkollë, përkatësisht nëse ekziston grup që ndjek lëndët e zgjedhura nga nxënësi.
Neni 27
Qëllimi i funksionit të përmbajtjeve të programuara nga shkolla është t’u dalë në ndihmë nxënësve që dëshirojnë të hulumtojnë dhe të përparojnë në fusha dhe lëmi të caktuara, me qëllim zgjerimin dhe thellimin e aftësive, njohurive dhe shkathtësive të tyre në një fushë të caktuar.
Neni 28
Përmbajtjet e programuara nga shkolla organizohen në bazë të një programi për realizimin e tyre në shkollë, të përgatitur nga një grup pune i mësimdhënësve, i cili miratohet nga Këshilli i Mësimdhënësve dhe pas marrjes së mendimit profesional pozitiv për programin nga Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, ose në bazë të programeve të përgatitura dhe të miratuara nga Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional.
Neni 29
(1) Mësimi në shkollë është teorik dhe praktik dhe realizohet nëpërmjet planeve dhe programeve mësimore për arsim dhe trajnim profesional të mesëm për profilet arsimore të përfaqësuara në shkollë.
(2) Mësimi për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollë mund të realizohet sipas programeve mësimore për arsimin dhe aftësimin profesional (AAP), ose sipas programeve të modifikuara të programeve mësimore për arsimin dhe aftësimin profesional, në përputhje me vlerësimin e aftësisë së kufizuar nga sistemi për vlerësimin e personave me aftësi të kufizuara.
(3) Programi Individual Arsimor përfshin përshtatje në rezultatet e të nxënit të programit mësimor, futjen e aktiviteteve dhe metodave specifike që mundësojnë arritjen e rezultateve të të nxënit.
(4) Programi i modifikuar është i dedikuar për nxënësit me nevoja komplekse, përgatitet për çdo vit shkollor dhe me të përcaktohen rezultatet e të nxënit të bazuara në kompetenca, me të cilat nxënësit duhet të fitojnë dhe zhvillojnë pavarësi, zhvillim personal, marrëdhënie sociale dhe aftësim për punë.
Programi vjetor i punës së shkollës
Neni 30
(1) Puna në shkollë gjatë vitit shkollor rregullohet me programin vjetor.
(2) Programin vjetor të punës së shkollës, me propozim të Këshillit të Mësimdhënësve, Këshilli Shkollor ia dorëzon Këshillit të Komunës së Gostivarit më së voni deri më 31 gusht të vitit shkollor përkatës.
Vetëvlerësimi
Neni 31
(1) Çdo dy vite shkollore, shkolla e mesme kryen vetëvlerësim për punën dhe arritjet e saj.
(2) Fushat e vetëvlerësimit janë të harmonizuara me fushat e vlerësimit integral, në përputhje me rregulloret nga fusha e inspektimit arsimor.
(3) Byroja dhe Qendra, përmes vizitave përkatëse, japin udhëzime, këshilla profesionale dhe mbështetje në procesin e zbatimit të vetëvlerësimit.
Neni 32
(1) Vetëvlerësimin e realizon një komision i përbërë nga pesë anëtarë nga radhët e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe prindërve, përkatësisht kujdestarëve, të cilin e formon drejtori.
(2) Komisioni nga paragrafi (1) i këtij neni përgatit raport për vetëvlerësimin e realizuar me propozim-masa për përmirësimin e cilësisë së punës edukativo-arsimore, të cilin ia dorëzon Këshillit Shkollor, drejtorit të shkollës dhe themeluesit.
Neni 33
(1) Rezultatet e vetëvlerësimit publikohen në faqen zyrtare të internetit të shkollës.
(2) Raporti me rezultatet e vetëvlerësimit, në formë elektronike, dorëzohet në Qendrën Shtetërore të Provimeve brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e përfundimit të vetëvlerësimit.
Programi zhvillimor i punës së shkollës
Neni 34
(1) Me qëllim të sigurimit të cilësisë së mësimit, çdo katër vjet Këshilli Shkollor miraton program zhvillimor për punën e shkollës.
(2) Me programin zhvillimor planifikohen qëllimet dhe vizioni për zhvillimin e shkollës së mesme për një periudhë katërvjeçare, me aktivitete të përcaktuara qartë në përputhje me dokumentet strategjike, konceptuale dhe profesionale dhe udhëzimet e institucioneve kompetente, në përputhje me ligjin.
Ekipi për këshillim në karrierë
Neni 35
(1) Me qëllim të ndjekjes së afiniteteve individuale të nxënësve dhe ofrimit të ndihmës për nxënësit dhe prindërit, përkatësisht kujdestarët, në zgjedhjen e vazhdimit të arsimit të lartë dhe/ose përfshirjen në tregun e punës, drejtori i shkollës, me propozim të Këshillit të Mësimdhënësve, formon ekip për këshillim në karrierë.
(2) Ekipi për këshillim në karrierë përbëhet nga dy përfaqësues të mësimdhënësve nga secila fushë profesionale në shkollë dhe koordinohet nga këshilltari i karrierës në shkollë.
Ekipi për integrim
Neni 36
(1) Për organizimin dhe ndjekjen e aktiviteteve që kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës, drejtori i shkollës formon ekip për integrim, i përbërë nga një bashkëpunëtor profesional dhe pesë (5) mësimdhënës.
(2) Kriteret themelore sipas të cilave organizohet një aktivitet konkret janë: ndërveprimi, përkatësisht integrimi i grupeve të përziera etnike/gjuhësore të pjesëmarrësve, grupe të balancuara sipas përkatësisë etnike, gjinisë dhe moshës, si dhe ndërveprimi ndërmjet pjesëmarrësve nga grupe të ndryshme etnike/gjuhësore me pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve të përfaqësuara.
(3) Për ndarjen e mjeteve për realizimin e aktiviteteve nga paragrafi (2) i këtij neni, Ministria shpall thirrje publike në faqen e saj zyrtare të internetit.
Organizimi i mësimit
Neni 37
(1) Viti shkollor fillon më 1 shtator kurse mbaron më 31 gusht të vitit të ardhshëm dhe e njejta organizohet në pajtim me kalendarin e punës të miratuar nga Ministri për arsim dhe shkencë.
Në shkollë mësimi nuk mbahet gjatë kohës së pushimeve të nxënësve dhe 28 Mars, dita e patronatit të shkollës dhe 24 maji që është dita e shën.Kirilit dhe Metodit.
Më 7 Mars – Dita e alfabetit të gjuhës shqipe dhe më 24 Nëntor dita e alfabetit të gjuhës Turke, në shkollë organziohen manfiestime të ndryshme kulturore, sportive etj.
Në ditët kur realizohen ekskurzionet e nxënësve më 21 Mars – dita e akcionit ekollogjik të të rinjëve në RMV, nuk realizohet mësim i rregullt por realizohen aktivitete me program të vacant.
Mësimi nuk realizohet në festar shtetërore dhe festat e tjera të vërtetuara
(2). Në ditën e patronatit të shkollës organizohen manifestime kulturore, sportive dhe aktivitete të tjera.
(3) Në ditët kur realizohen ekskursionet shkollore, zhvillohen aktivitete sipas programeve të veçanta.
(4) Pjesëtarët e komuniteteve që ndjekin mësimin në gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase e festojnë ditën tradicionale të arsimit të komunitetit përkatës me manifestime kulturore dhe aktivitete të tjera.
(5) Në shkollë nuk zhvillohet mësim gjatë festave shtetërore dhe festave të tjera të përcaktuara me ligj.
Neni 38
Ora mësimore në shkollë zgjat 45 minuta, ndërsa ora e mësimit praktik dhe ushtrimeve në kabinete, institucione shëndetësore ose te punëdhënësit, si rregull, zgjat 60 minuta.
Neni 39
Në mësim përdoren tekste shkollore të miratuara nga Ministri.
Neni 40
(1) Mësimi në shkollë zhvillohet në kuadër të javës pesëditore të punës.
(2) Mësimi në shkollë zhvillohet në dy ndërrime.
(3) Ndërrimi i parë fillon në ora 07:30 dhe përfundon në ora 13:10, ndërsa ndërrimi i dytë fillon në ora 13:30 dhe përfundon në ora 19:10.
Neni 41
(1) Puna në shkollë zhvillohet sipas rregullores së brendshme, të cilën e miraton Këshilli Shkollor.
(2) Rregullorja e brendshme përmban dispozita për:
– orarin e punës për zhvillimin e mësimit,
– orarin e punës të shërbimeve të tjera në shkollë,
– rregullat e hyrjes në objektin shkollor të punonjësve, nxënësve dhe personave të jashtëm,
– qëndrimin e nxënësve dhe punonjësve në objektin shkollor,
– ruajtjen e rendit dhe disiplinës,
– nxjerrjen dhe futjen e materialeve në dhe nga shkolla dhe çështje të tjera të ngjashme.
IV. NXËNËSIT
Neni 42
(1) Statusi i nxënësit në arsimin e mesëm fitohet me regjistrimin në shkollë.
(2) Në shkollë regjistrohen nxënës të rregullt dhe me korespodencë që kanë përfunduar arsimin fillor.
(3) Statusi i nxënësit të rregullt mund të fitohet vetëm në një shkollë të mesme.
(4) Nxënës me korespodencë janë persona që arsimin e fitojnë përmes vetëarsimimit, rikualifikimit ose kualifikimit shtesë, me dhënien e provimeve sipas planit dhe programit të zgjedhur dhe me realizimin e detyrueshëm të trajnimit praktik.
(5) Nxënës me korespodencë mund të jetë personi që plotëson një nga kushtet në vijim:
– është mbi 17 vjeç,
– është në trajtim mjekësor më të gjatë se 6 (gjashtë) muaj,
– i është shqiptuar masë edukativo-disiplinore humbje e statusit të nxënësit të rregullt,
– është në marrëdhënie pune.
(6) Nxënësit me korespodencë me aftësi të kufizuara që arsimin e mesëm e fitojnë përmes PIA-së ose programit të modifikuar, lirohen nga pagesa e shpenzimeve për përfitimin e arsimit të mesëm.
Neni 43
(1) Regjistrimi i nxënësve bëhet përmes konkursit për regjistrim në arsimin e mesëm në vitin e parë, të shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
(2) Në listën e publikuar të renditjes për pranimin e nxënësve në vitin e parë, nxënësit dhe prindërit/kujdestarët e tyre mund të paraqesin ankesë në komisionin shkollor brenda afatit prej 24 orësh nga publikimi i saj.
Neni 43
(3) Komisioni shkollor vendos për ankesën brenda afatit prej tre ditësh nga pranimi i ankesës.
(4) Vendimi për ankesën është përfundimtar.
Neni 44
Regjistrimi i nxënësve në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt të arsimit bëhet me vendim të Këshillit të Mësimdhënësve të shkollës.
Neni 45
Statusi i nxënësit të rregullt në shkollë pushon nëse nxënësi:
- e ka përfunduar arsimin e mesëm,
- nuk regjistrohet brenda afateve të përcaktuara me konkurs,
- mungon pa arsyetim nga mësimi, në mënyrë të vazhdueshme 25 ditë mësimore gjatë vitit shkollor,
- ç’regjistrohet,
- është duke vuajtur dënim me burg në kohëzgjatje më të gjatë se 6 muaj,
- përsërit dy herë gjatë arsimimit.
Neni 46
(1) Nëse nxënësi nuk është i kënaqur me ndonjë nga notat vjetore që i janë komunikuar, ai ka të drejtë brenda tri ditësh nga komunikimi i notave të paraqesë ankesë në Këshillin e Mësimdhënësve të shkollës.
(2) Këshilli i Mësimdhënësve mund të vendosë ta konfirmojë notën, ta ndryshojë atë ose të organizojë rivlerësim (kontroll të përsëritur) të njohurive të nxënësit.
(3) Nëse organizohet rivlerësim i njohurive, drejtori formon komision, në të cilin, si rregull, përfshihet kujdestari i paraleles dhe dy mësimdhënës të lëndës përkatëse.
Neni 47
Sjellja e nxënësve vlerësohet me: shembullore, e mirë dhe e pakënaqshme.
Neni 48
(1) Me sjellje shembullore vlerësohet nxënësi që i plotëson kushtet:
- e ndjek rregullisht mësimin,
- e respekton kodin e sjelljes së nxënësve,
- nuk ka më shumë se 10 mungesa të paarsyetuara.
(2) Me sjellje të mirë vlerësohet nxënësi që nuk e ndjek rregullisht mësimin dhe plotëson njërin nga kushtet:
- ka bërë nga 11 deri në 15 mungesa të paarsyetuara,
- tregon sukses të pamjaftueshëm në 3 deri në 5 lëndë gjatë vitit,
- ka bërë shkelje të tjera të rendit dhe detyrimeve, për të cilat i është shqiptuar vërejtje me shkrim nga Këshilli i Paraleleve ose nga drejtori.
(3) Me sjellje të pakënaqshme vlerësohet nxënësi që nuk e ndjek rregullisht mësimin dhe plotëson njërin nga kushtet:
- ka bërë nga 16 deri në 25 mungesa të paarsyetuara,
- tregon sukses të pamjaftueshëm në më shumë se pesë lëndë gjatë vitit shkollor,
- ka bërë shkelje më të rëndë të detyrës dhe i është shqiptuar masë pedagogjike nga Këshilli i Mësimdhënësve të shkollës.
Neni 49
(1) Nxënësi që gjatë arsimimit në shkollë dallohet me aftësi, njohuri, shprehi pune dhe ka sukses të shkëlqyer, mund të përparojë më shpejt, përkatësisht të përfundojë dy vite brenda një viti shkollor, nëse ka treguar sukses të shkëlqyer të paktën në dy vitet e fundit shkollore të arsimimit të tij.
(2) Nxënësit që kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe dallohen me aftësi, njohuri dhe shprehi pune, mundet paralelisht – por vetëm si nxënës me korespodencë – të fitojnë edhe arsimim sipas një plani dhe programi tjetër mësimor.
Neni 50
Nxënësit që tregojnë sukses të shkëlqyer dhe që dallohen me aftësitë, njohuritë, shprehitë e punës dhe sjelljen e tyre mund të lavdërohen dhe/ose të shpërblehen.
Neni 51
(1) Lavdërimet dhe shpërblimet u jepen nxënësve për:
- mësim shembullor dhe të ndërgjegjshëm, angazhim në punë dhe rezultate të arritura,
- angazhim dhe sukses në aktivitetet e lira të nxënësve dhe në jetën kulturore-shkencore dhe sportive të shkollës dhe jashtë saj,
- sjellje shembullore dhe rregullsi në mësim pa asnjë mungesë të paarsyetuara gjatë gjithë vitit shkollor.
(2) Shpërblimet që i ndajnë Këshilli Shkollor dhe Këshilli i Mësimdhënësve mund të jenë: libra, diploma, bileta për shfaqje kinemaje apo teatri dhe manifestime të tjera kulturore-artistike dhe sportive, pushim falas në qendra pushimi verore, ekskursion i organizuar falas dhe të tjera.
Neni 52
(1) Lavdërimet që i japin mësimdhënësit e lëndëve, kujdestarët e klasave dhe këshilli i paraleles/vitit janë verbale.
(2) Lavdërimet që i jep Këshilli i Mësimdhënësve, drejtori dhe Këshilli Shkollor janë në formë të shkruar.
Neni 53
(1) Për shkelje të detyrave dhe mosrealizim të obligimeve, ndaj nxënësit mund të zbatohen masa pedagogjike:
- vërejtje me shkrim,
- vërejtje para përjashtimit dhe
- përjashtim nga shkolla.
(2) Vërejtjen me shkrim ndaj nxënësit e shqipton kujdestari i paraleles, këshilli i paraleles ose drejtori. Vërejtjen para përjashtimit dhe përjashtimin i shqipton Këshilli i Mësimdhënësve të shkollës.
(3) Masat pedagogjike nga paragrafi (1) i këtij neni shqiptohen në mënyrën dhe procedurën e përcaktuar me udhëzim dhe akte të tjera të organeve kompetente, si dhe me këtë statut.
Neni 54
Nxënësi që ka munguar pa arsyetim më shumë se 10 orë, ndërsa më parë nuk i është shqiptuar asnjë masë pedagogjike, qortohet verbalisht nga kujdestari i paraleles.
Neni 55
Masa pedagogjike “vërejtje me shkrim” zbatohet ndaj nxënësve që:
- vonohen shpesh në mësim,
- mungojnë pa arsyetim nga orët mësimore dhe format e tjera të punës së organizuar,
- mungojnë kolektivisht nga orët mësimore dhe format e tjera të punës së organizuar,
- e prishin dhe e pengojnë mësimin ose format e tjera të punës arsimore,
- e pamundësojnë mësimin me sjelljen e tyre në shkollë dhe jashtë saj dhe e dëmtojnë reputacionin e shkollës,
- sillen në mënyrë të papërshtatshme me nxënës të tjerë në paralele dhe në shkollë,
- kanë marrëdhënie të papërshtatshme me mësimdhënësit dhe punonjësit e tjerë të shkollës,
- kanë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj pasurisë së shkollës,
- nuk e respektojnë kodin e punës dhe sjelljes në shkollë,
- e shkelin rendin shkollor,
- nuk e respektojnë ndalesën për pirjen e duhanit.
Neni 56
Masa pedagogjike “vërejtje para përjashtimit” zbatohet ndaj nxënësve që:
- vjedhin dhe japin deklarata të pavërteta në shkollë,
- kanë bërë nga 16 deri në 25 mungesa të paarsyetuara nga orët,
- vijnë në shkollë nën ndikimin e alkoolit ose drogave,
- e shkatërrojnë pasurinë e shkollës dhe pasurinë e bashkëmoshatarëve ose punonjësve të shkollës,
- bëjnë ndryshime në rezultatet e punimeve me shkrim, falsifikojnë nënshkrimin e prindit,
- përdorin në mënyrë të paligjshme (kopjojnë) teste, detyra me shkrim etj.,
- nuk i respektojnë rregullat e sigurisë gjatë mësimit praktik, mësimit përmes punës te punëdhënësi, praktikës feriale dhe mbrojtjes nga zjarri,
- sjellin mjete dhe sende me të cilat rrezikohet siguria e njerëzve dhe pasuria e shkollës,
- kanë sjellje të papërshtatshme në organizata shëndetësore gjatë ushtrimeve dhe praktikës feriale, si dhe gjatë mësimit përmes punës te punëdhënësi,
- përsërisin shpesh shkeljet nga alineja 1 deri në alinejen 9 të këtij neni.
Neni 57
(1) Shkeljet e rënda për të cilat shqiptohet masa pedagogjike “përjashtim nga shkolla” janë:
- shkelje të rënda të qëllimshme të rendit shkollor dhe rritja e tyre e mëtejshme,
- sjellje jo e mirë dhe shkatërrim i qëllimshëm i pronës së shkollës,
- pengim i qëllimshëm i punës edukativo-arsimore të shkollës,
- sjellje e dhunshme, rrezikim dhe lëndim i personalitetit të nxënësve, mësimdhënësve, punonjësve të shkollës ose jashtë saj,
- ushtrim i dhunës psikologjike, fizike dhe seksuale,
- mungesë e paarsyetuara nga mësimi mbi 25 ditë të vazhdueshme gjatë vitit shkollor,
- shkelje e qëllimshme e rregullave të mbrojtjes gjatë mësimit praktik, praktikës profesionale, mësimit përmes punës te punëdhënësi dhe mbrojtjes nga zjarri,
- shitje e drogës, alkoolit, cigareve ose nxitje e personave të tjerë për përdorim të drogës, me ç’rast rrezikohet jeta e nxënësve të tjerë,
- futje dhe përdorim i drogës dhe alkoolit,
- falsifikim ose shkatërrim i evidencës dhe dokumentacionit pedagogjik, ditarit të paraleles, dëftesës, diplomës, librezës së nxënësit, fletëve evidencuese të suksesit dhe dokumenteve të tjera zyrtare,
- përvetësim i sendeve të huaja – vjedhje,
- shkaktim dhe pjesëmarrje në përleshje,
- përdorim i mjeteve ndezëse, eksplozive dhe mjeteve të tjera me të cilat rrezikohet siguria e njerëzve dhe pasuria,
- përsëritje të shpeshta të shkeljeve nga alineja 1 deri në alinejen 13 të këtij neni.
(2) Nxënësi ndaj të cilit është shqiptuar masa pedagogjike “përjashtim nga shkolla” mund të regjistrohet, nën kushte të njëjta dhe në afatet që vlejnë për nxënësit e tjerë, në vitin e ardhshëm shkollor, në të njëjtën ose në një shkollë tjetër.
Neni 58
Mënyra e shqiptimit të masave pedagogjike rregullohet me udhëzim të miratuar nga ministri.
Neni 59
(1) Çdo mungesë nga mësimi ose nga ndonjë aktivitet tjetër i nxënësit duhet të arsyetohet.
(2) Arsyetimin mund ta japë prindi, kujdestari ose mjeku.
(3) Prindërit janë të detyruar që për çdo mungesë të nxënësit ta njoftojnë kujdestarin e paraleles po atë ditë, ndërsa pas përfundimit të mungesës, brenda 3 ditësh, t’i dorëzojnë kujdestarit të paraleles dokument të shkruar për mungesën.
Neni 60
(1) Në bazë të arsyeve të justifikuara, mungesat e nxënësve i arsyeton kujdestari i paraleles.
(2) Mungesën për 1 orë, pas marrjes së mendimit nga mësimdhënësi i lëndës, e arsyeton kujdestari i paraleles.
- Mungesën për 1 ditë e aprovon kujdestari i paraleles.
- Mungesat deri në 5 ditë mësimore i aprovon drejtori i shkollës; nga 6 deri në 10 ditë i aprovon këshilli i paraleles; mbi 10 ditë i aprovon Këshilli i Mësimdhënësve të shkollës, nëse një mungesë e tillë është e nevojshme.
Neni 61
Për mungesat e paarsyetuara nga mësimi ndaj nxënësve shqiptohen masa pedagogjike:
- nga 7 deri në 10 orë – vërejtje verbale nga kujdestari i paraleles, nëse më parë nuk i është shqiptuar asnjë masë pedagogjike; përndryshe vërejtje me shkrim nga kujdestari i klasës,
- nga 11 deri në 15 orë – vërejtje me shkrim nga këshilli i paraleles,
- nga 16 deri në 20 orë – vërejtje me shkrim nga drejtori i shkollës,
- nga 21 deri në 25 orë – vërejtje para përjashtimit nga Këshilli i Mësimdhënësve të shkollës.
Neni 62
Arsyet e justifikuara, përkatësisht rastet për të cilat nxënësi mungon nga mësimi ose nga ndonjë obligim tjetër shkollor janë:
- sëmundja e nxënësit,
- rast vdekjeje në familje,
- mot i keq, fatkeqësi elementare dhe të ngjashme,
- arsye personale ose familjare me rëndësi të veçantë,
- arsye të tjera për të cilat kujdestari i paraleles do ta konstatojë justifikueshmërinë.
V. FORMAT E ORGANIZIMIT DHE PJESËMARRJES SË NXËNËSVE
Neni 63
(1) Nxënësit kanë të drejtë të organizohen në nivel të paraleles dhe të shkollës.
(2) Për realizimin e organizuar të interesave të nxënësve në shkollën e mesme, nxënësit organizohen në Bashkësi të paraleles dhe në Këshill Nxënësish.
Bashkësia e paraleles
Neni 64
(1) Nxënësit e së njëjtës paralele përbëjnë bashkësinë e paraleles dhe, përmes votimit të fshehtë, zgjedhin kryetar, nënkryetar dhe sekretar të bashkësisë së paraleles.
(2) Zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit zhvillohet çdo vit, më së voni deri në fund të javës së tretë të shtatorit të vitit shkollor përkatës.
(3) Në orën e parë të kujdestarisë (orë klase) të vitit shkollor, kujdestari i klasës ka detyrim t’i informojë nxënësit për procedurat e zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të bashkësisë së paraleles.
(4) Në orën e dytë të kujdestarisë të vitit shkollor paraqiten kandidatët për kryetar të bashkësisë së paraleles, me dorëzim të aplikimit te kujdestari i klasës. Çdo nxënës i bashkësisë së paraleles mund të kandidojë për kryetar.
(5) Aplikimi përmban: emrin dhe mbiemrin e nxënësit, sjelljen në vitin e mëparshëm shkollor dhe një letër motivuese.
(6) Në orën e tretë të kujdestarisë zhvillohet procedura e zgjedhjes së kryetarit të bashkësisë së paraleles (zgjedhje të drejtpërdrejta). Zgjedhja zhvillohet nëse janë të pranishëm 2/3 e numrit të përgjithshëm të nxënësve; në të kundërt, zgjedhjet mbahen në orën e ardhshme plotësuese të kujdestarisë (të organizuar pas mësimit të rregullt, deri në fund të javës së tretë të shtatorit), ku duhet të jenë të pranishëm së paku 2/3 e numrit të përgjithshëm të nxënësve të paraleles.
(7) Zgjedhjet për kryetar mbahen në hapësirën ku nxënësit e zhvillojnë orën e kujdestarisë. Para votimit, kujdestari i klasës i lexon kandidatët e paraqitur për kryetar të bashkësisë së klasës.
(8) Kryetar i zgjedhur i bashkësisë së paraleles konsiderohet kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave nga numri i përgjithshëm i nxënësve të pranishëm. Nëse dy ose më shumë kandidatë marrin numër të njëjtë maksimal votash, organizohet raundi i dytë me kandidatët që kanë marrë numër të njëjtë maksimal votash. Në raundin e dytë, i zgjedhur konsiderohet kandidati që merr më shumë vota.
(9) Nënkryetar i bashkësisë së paraleles zgjidhet kandidati vijues me numrin më të madh të votave nga kandidatët për kryetar.
(10) Sekretar i bashkësisë së paraleles zgjidhet kandidati i tretë me numrin më të madh të votave nga kandidatët për kryetar.
(11) Zgjedhjet i organizon dhe i zhvillon një komision i përbërë nga dy anëtarë (të cilët nuk janë kandidatë për kryetar të bashkësisë së paraleles) dhe kujdestari i klasës. Nxënësit-anëtarë të komisionit zgjidhen me votim të hapur nga bashkësia e paraleles me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i nxënësve të pranishëm. Votimi zhvillohet veçmas për secilin nxënës të paraqitur.
(12) Komisioni mban procesverbal për rrjedhën e votimit dhe ia dorëzon atë drejtorit të shkollës ose personit të caktuar prej tij.
(13) Kryetari, nënkryetari dhe sekretari i bashkësisë së paraleles zgjidhen me mandat njëvjeçar, me të drejtë edhe për një mandat të dytë të njëpasnjëshëm.
(14) Çdo bashkësi paralele, nga radhët e nxënësve të paraleles, zgjedh trupa të përhershme dhe trupa të përkohshme. Çdo nxënës, përveç kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit, përcaktohet vullnetarisht në cilin trup (të përhershëm ose të përkohshëm) dëshiron të jetë anëtar.
(15) Sekretari i bashkësisë së paraleles i regjistron anëtarët në secilin trup dhe lista ruhet në dokumentacionin e bashkësisë.
Neni 65
Mandati i kryetarit të bashkësisë së paraleles pushon para skadimit të afatit në rastet vijuese:
- nuk i kryen detyrat e punës,
- nuk merr pjesë në mbledhje ose nuk thërret mbledhje të bashkësisë së paraleles,
- i pushon statusi i nxënësit të rregullt në shkollë,
- mungon nga mësimi më gjatë se një muaj,
- me kërkesë të vet,
- me kërkesë të së paku 2/3 të numrit të përgjithshëm të nxënësve në paralele, me argumente të dorëzuara për moskryerjen e detyrave të kryetarit,
- nëse mungon në tri mbledhje radhazi të këshillit të nxënësve, përkatësisht në rast pengese mungon edhe zëvendësi i tij, pa arsye të justifikuara.
Neni 66
(1) Nëse mandati i kryetarit të bashkësisë së paraleles pushon para skadimit të afatit, bëhet zgjedhja e kryetarit të ri brenda 20 ditësh nga dita e pushimit të mandatit, sipas të njëjtës procedurë.
(2) Me pushimin e mandatit të kryetarit të bashkësisë, pushon edhe mandati i zëvendësit të tij. Nëse ndodh pushim i parakohshëm vetëm i mandatit të nënkryetarit, kryetari propozon nënkryetar të ri, ndërsa bashkësia e paraleles e konfirmon me votim të fshehtë, me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve.
Neni 67
(1) Kryetari i bashkësisë së paraleles:
- i përfaqëson nxënësit e paraleles në këshillin e nxënësve dhe para organeve të tjera të shkollës,
- i informon nxënësit e paraleles për çështjet për të cilat vendoset në këshillin e nxënësve,
- merr pjesë në takimet me prindër,
- organizon debate në paralele për çështje dhe probleme konkrete (me iniciativë të vet ose me iniciativë të nxënësve të tjerë),
- kujdeset për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve në klasë,
- bashkëpunon me kryetarët e bashkësive të tjera të paraleleve,
- bashkëpunon me komisionet e përhershme dhe të përkohshme.
(2) Me qëllim funksionimin e suksesshëm të bashkësisë, kryetari i kryen këto detyra:
- në javën e parë pas zgjedhjes së trupave të përhershëm, thërret mbledhje ku përpilohet plani i punës për periudhën e një viti shkollor; plani përmban propozim-aktivitete ku do të përfshihen të gjithë anëtarët e bashkësisë; dhe
- thërret së paku një mbledhje në muaj ku shqyrtohen nevojat aktuale të nxënësve të paraleles, diskutohet për ecurinë e zbatimit të aktiviteteve nga plani i punës dhe merren vesh aktivitetet e ardhshme sipas nevojave të nxënësve; gjithashtu mund të merret vendim për formimin e trupave të përkohshëm kur bashkësia e klasës vlerëson se kjo është e nevojshme.
Këshilli i Nxënësve
Neni 68
(1) Kryetarët e bashkësive të paraleleve janë anëtarë të këshillit të nxënësve.
(2) Në punën e këshillit të nxënësve marrin pjesë dy përfaqësues nga radhët e mësimdhënësve dhe një përfaqësues nga radhët e bashkëpunëtorëve profesionalë, të zgjedhur nga Këshilli i Mësimdhënësve, pa të drejtë vote.
(3) Mandati i kryetarëve të bashkësive – anëtarë në këshillin e nxënësve zgjat një vit shkollor, me të drejtë edhe për një mandat të dytë të njëpasnjëshëm.
(4) Mandati i mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë është një vit.
(5) Kryetarin e këshillit të nxënësve në punë e ndihmojnë nënkryetari dhe sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve.
Neni 69
(1) Mbledhja konstituive e këshillit të nxënësve mbahet në javën e fundit të punës të muajit shtator të vitit shkollor përkatës, përkatësisht menjëherë pas zgjedhjes së kryetarëve të bashkësive të paraleleve. Mbledhjen konstituive e kryeson anëtari më i moshuar.
(2) Data e mbajtjes së mbledhjes konstituive përcaktohet me planin dhe programin vjetor të punës së shkollës.
(3) Ditën dhe orën e mbajtjes së mbledhjes konstituive të këshillit të nxënësve i shpall sekretari i shkollës në tabelën e shpalljeve në shkollë dhe në faqen e internetit të shkollës.
Neni 70
Puna, organizimi dhe kompetencat e këshillit të nxënësve, zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit të përgjithshëm të këshillit të nxënësve, trupat dhe komisionet e këshillit të nxënësve, si dhe punët dhe detyrat e tyre, rregullohen me rregullore të veçantë (rregullore pune) të këshillit të nxënësve.
Trupi koordinues i këshillit të nxënësve dhe Komisioni për besim dhe bashkëpunim
Neni 71
Në këshillin e nxënësve themelohen Trupi Koordinues i këshillit të nxënësve dhe Komisioni për besim dhe bashkëpunim.
Neni 72
(1) Trupi koordinues i këshillit të nxënësve përbëhet nga koordinatorët e viteve shkollore (anëtarë të këshillit të nxënësve), dy përfaqësues nga radhët e mësimdhënësve të emëruar nga drejtori dhe sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve.
(2) Trupi koordinues përgatit propozim-programin e punës së këshillit të nxënësve dhe i përgatit materialet për mbledhjet e këshillit të nxënësve.
Neni 73
(1) Komisioni për besim dhe bashkëpunim përbëhet nga:
- sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve,
- një anëtar (mësimdhënës ose bashkëpunëtor profesional) i emëruar nga drejtori i shkollës,
- dy nxënës nga radhët e nxënësve që janë anëtarë të këshillit të nxënësve dhe
- një anëtar i emëruar nga këshilli shkollor.
(2) Zgjedhjen e anëtarëve nga paragrafi (1) alineja 3 e këtij neni e bën këshilli i nxënësve në të njëjtën mënyrë si zgjedhja e kryetarit të bashkësisë së paraleles.
(3) Punën e komisionit për besim dhe bashkëpunim e organizon dhe mbledhjet i udhëheq sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve.
(4) Komisioni i zgjidh kontestet ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve, ndihmon në përmirësimin e komunikimit ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve, realizon bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet kombëtare arsimore, e ndjek punën e këshillit të nxënësve, funksionimin e bashkësive të paraleleve, pjesëmarrjen e nxënësve në këshillin shkollor, komisionet profesionale dhe këshillin e prindërve.
(5) Komisioni mban mbledhje së paku një herë në muaj. Për punën e vet dorëzon raport çdo tre muaj te këshilli i nxënësve dhe te drejtori i shkollës.
Koordinatori sipas viteve shkollore
Neni 74
(1) Përfaqësuesit e paraleleve zgjedhin koordinator sipas vitit shkollor, me mandat njëvjeçar, me të drejtë edhe për një zgjedhje të dytë të njëpasnjëshme. Zgjedhjen e organizon sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve.
(2) Për koordinator të vitit shkollor mund të paraqitet çdo kryetar i bashkësisë së paraleles nga i njëjti vit shkollor. Aplikimi i dorëzohet sekretarit të përgjithshëm të këshillit të nxënësve.
(3) Aplikimi përmban: emrin dhe mbiemrin e nxënësit, sjelljen dhe suksesin e vitit të mëparshëm shkollor dhe letër motivuese.
(4) Zgjedhjen e koordinatorit e bëjnë kryetarët e bashkësive të paraleleve të të njëjtit vit shkollor me votim të fshehtë. Koordinator i zgjedhur konsiderohet kandidati që ka marrë numrin më të madh të votave nga numri i përgjithshëm i votave të kryetarëve të paraleleve të atij viti shkollor. Nëse disa kandidatë marrin numër të njëjtë maksimal votash, organizohet raund i dytë me kandidatët me numër të njëjtë maksimal votash. Në raundin e dytë, i zgjedhur konsiderohet kandidati që ka marrë më shumë vota.
(5) Votimin e organizon dhe e zbaton sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve.
Avokati (Ombudsmani) i nxënësve
Neni 75
(1) Avokati i nxënësve kujdeset për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të nxënësve në shkollë. Avokati i nxënësve zgjidhet me shumicë votash nga nxënësit e rregullt, me votim të fshehtë.
(2) Kriteret për zgjedhje: sjellje shembullore për 3 vjet, aftësi komunikimi, sukses në lëndën “Shoqëria qytetare”.
(3) Zgjedhja bëhet me votim të fshehtë, më së voni deri më 10 tetor.
(4) Mandati është dy vjet, përkatësisht deri sa ka statusin e nxënësit të rregullt.
(5) Avokati/ombudsmani ndjek trajnim për të drejtat e njeriut dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve në këshillin shkollor dhe në këshillin e prindërve
Neni 76
(1) Përfaqësuesit e nxënësve në këshillin shkollor dhe në këshillin e prindërve i zgjedh këshilli i nxënësve nga radhët e anëtarëve të tij, me votim të fshehtë. Çdo anëtar i këshillit të nxënësve mund të kandidojë si përfaqësues në këshillin shkollor dhe në këshillin e prindërve, me dorëzim të aplikimit te sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve.
(2) Aplikimi përmban: emrin dhe mbiemrin e nxënësit, sjelljen dhe suksesin e vitit të mëparshëm shkollor.
(3) Zgjedhja bëhet në mbledhjen konstituive.
(4) Kandidatëve të paraqitur u jepet mundësi ta prezantojnë kandidaturën e tyre para këshillit të nxënësve.
(5) Zgjedhja zhvillohet nëse ka prani prej 2/3 të numrit të përgjithshëm të anëtarëve me të drejtë vote.
(6) Para votimit, sekretari i përgjithshëm i këshillit të nxënësve i lexon kandidatët e paraqitur për përfaqësues në këshillin shkollor.
(7) Për përfaqësues të zgjedhur në këshillin shkollor konsiderohen dy kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote. Nëse disa kandidatë marrin numër të njëjtë maksimal votash, organizohet raundi i dytë me kandidatët me numër të njëjtë maksimal votash. Në raundin e dytë, i zgjedhur konsiderohet kandidati që merr më shumë vota nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote. Nëse asnjë kandidat nuk fiton shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote, procedura e zgjedhjes përsëritet.
(8) Zgjedhja e dy përfaqësuesve në këshillin e prindërve bëhet në të njëjtën mënyrë dhe procedurë si zgjedhja e përfaqësuesve të nxënësve në këshillin shkollor.
(9) Përfaqësuesit e nxënësve zgjidhen për periudhën deri në përfundimin e mandatit në këshillin e nxënësve.
(10) Pas zgjedhjes, këshilli i nxënësve i dërgon njoftim kryetarit aktual të këshillit shkollor, kryetarit të këshillit të prindërve dhe drejtorit të shkollës për kandidatët e zgjedhur.
(11) Mandati i përfaqësuesve të nxënësve në këshillin shkollor dhe në këshillin e prindërve mund të ndërpritet edhe para skadimit të mandatit nëse:
- e kërkon vetë,
- 2/3 e kryetarëve të bashkësive të paraleleve votojnë mosbesim,
- i pushon statusi i nxënësit të rregullt, dhe
- mungon nga mësimi më gjatë se një muaj.
(12) Vendimin për ndërprerjen e parakohshme të mandatit e merr këshilli i nxënësve.
VI. KËSHILLIMI I PRINDËRVE
Neni 77
Prindi/kujdestari thirret në këshillim në rast të problemeve të caktuara me nxënësin, ndërsa ftesën e dërgon kujdestari i klasës, me mendim paraprak nga Shërbimi Pedagogjik nëse bëhet fjalë për sjellje asociale ose joetike. Këshillimin e zhvillon, në mënyrë individuale, sipas Programit të përcaktuar nga ministri, me detyrim për mbajtjen e procesverbalit. Nëse prindi nuk paraqitet pas ftesave të përsëritura, përfshihet Shërbimi Pedagogjik, njoftohet Qendra për Punë Sociale dhe parashtrohet propozim për procedurë kundërvajtëse te Inspektorati Shtetëror i Arsimit.
VII. MËSIMDHËNËS, BASHKËPUNËTORË PROFESIONALË, PERSONEL ADMINISTRATIV DHE TEKNIK NDIHMËS
Neni 78
(1) Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë punësohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme dhe rregulloret nga fusha e punësimit në sektorin publik.
(2) Nëpunësit administrativë punësohen në përputhje me Ligjin për nëpunës administrativë.
(3) Personeli ndihmës-teknik punësohet në përputhje me rregulloret e përgjithshme për marrëdhënie pune dhe rregulloret nga fusha e punësimit në sektorin publik.
VIII. ORARI I PUNËS SË TË PUNËSUARVE NË SHKOLLË
Neni 79
(1) Orari i punës i mësimdhënësit është 40 orë pune në javë, prej të cilave 20 deri në 23 janë orë mësimore.
(2) Brenda 40 orëve javore, mësimdhënësi është i obliguar të realizojë pesë orë pune në javë punë të drejtpërdrejtë me nxënësit në mësim shtesë, mësim plotësues dhe aktivitete jashtëmësimore.
(3) Orari i punës së mësimdhënësve, si rregull, në ndërrimin e parë fillon në ora 07:30 dhe përfundon në ora 13:10, ndërsa në ndërrimin e dytë fillon në ora 13:30 dhe përfundon në ora 19:10.
(4) Në punët dhe detyrat e punës, përveç realizimit të veprimtarisë edukativo-arsimore, bëjnë pjesë edhe seminaret, këshillimet dhe format e tjera të përmirësimit profesional që zhvillohen edhe jashtë shkollës.
(5) Një pjesë e orarit të punës të paraparë për përgatitjen e mësimdhënësve mund të realizohet edhe në shtëpi.
(6) Orari i punës së bashkëpunëtorëve profesionalë në ndërrimin e parë është nga 07:30 deri 15:30, ndërsa në ndërrimin e dytë nga 11:00 deri 19:00.
(7) Mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë pushimin ditor e shfrytëzojnë gjatë pushimeve të nxënësve, ndërsa pushimi vjetor përcaktohet sipas Ligjit për marrëdhënie pune dhe Kontratës Kolektive.
Neni 80
Orari i punës i nëpunësve administrativë është nga ora 07:30 deri 15:30.
Neni 81
(1) Orari i punës i punonjësve të higjienës dhe i mirëmbajtësit (hausmaisterit) në ndërrimin e parë është nga 06:00 deri 14:00, ndërsa në ndërrimin e dytë nga 12:00 deri 20:00.
(2) Orari i punës i ekonomit-shtëpiak fillon nga 07:30 deri 15:30.
IX. KOMISIONI DISIPLINOR
Neni 82
(1) Çdo i punësuar, në përputhje me ligjin, ka të drejtë të parashtrojë iniciativë për fillimin e procedurës disiplinore, e cila duhet të jetë e arsyetuar.
(2) Propozim për fillimin e procedurës disiplinore kundër të punësuarit (mësimdhënës, bashkëpunëtor profesional ose personel ndihmës-teknik) paraqet drejtori i shkollës te Këshilli Shkollor.
Neni 83
(1) Propozimi për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore, si rregull, përmban këto elemente:
- emrin dhe mbiemrin e të punësuarit për të cilin paraqitet propozimi,
- vendin e punës ku është i sistemuar i punësuari,
- përshkrimin e veprimit/veprimeve me të cilat është shkelur rendi dhe disiplina e punës ose janë mosplotësuar detyrimet e punës,
- kohën, mënyrën dhe vendin e kryerjes së veprimit me të cilin është bërë shkelja e rendit dhe disiplinës ose mosplotësimi i detyrimeve,
- përmendjen e dëshmisë/dëshmive që e vërtetojnë sjelljen e tillë, përkatësisht dëshmitë në mbështetje të faktit se është kryer veprimi (shënim zyrtar, raport me shkrim, informacion, kallëzime, deklarata të dëshmitarëve),
- emrin dhe mbiemrin e personit që mund të thirret në cilësinë e dëshmitarit.
(2) Bashkë me propozimin nga paragrafi (1) dorëzohen edhe dëshmitë e përmendura, si dhe dokumente të tjera që sipas vlerësimit të propozuesit janë me rëndësi për rastin konkret.
Neni 84
(1) Për përcaktimin e shkeljes lidhur me shkeljen e disiplinës së punës, mosplotësimin e detyrimeve të përcaktuara me ligj, kontratë kolektive ose akt të punëdhënësit, shkeljen e Kodit Etik, Këshilli Shkollor formon komision për zhvillimin e procedurës disiplinore brenda 3 (tre) ditësh nga paraqitja e propozimit për fillimin e procedurës.
(2) Komisioni disiplinor përbëhet nga tre anëtarë nga radhët e të punësuarve dhe zëvendësit e tyre.
(3) Komisioni formohet veçmas për secilin rast.
(4) Kryetari është i detyruar brenda shtatë ditësh nga formimi i komisionit disiplinor të thërrasë mbledhje, për të cilën i fton rregullisht anëtarët dhe të punësuarin kundër të cilit zhvillohet procedura, tri ditë para ditës së mbledhjes.
(5) Në mbledhje paraqiten dëshmitë dhe i punësuari kundër të cilit zhvillohet procedura deklarohet personalisht për pretendimet në propozim; nëse për arsye të arsyeshme nuk mund të marrë pjesë, deklarohet me shkrim dhe bashkëngjit dokumentacion, përkatësisht dëshmi që e arsyetojnë mungesën.
(6) Nëse i punësuari nuk deklarohet personalisht ose me shkrim, komisioni disiplinor e zhvillon procedurën pa deklarimin e tij.
(7) Pas paraqitjes së dëshmive dhe deklarimit të të punësuarit, komisioni me shumicë votash dhe me votim të fshehtë vendos për përgjegjësinë disiplinore dhe përgatit mendim me shkrim.
(8) Mendimin me shkrim komisioni disiplinor ia dorëzon drejtorit brenda 3 (tre) ditësh nga dita e mbajtjes së mbledhjes.
(9) Në mendimin me shkrim, komisioni mund t’i propozojë drejtorit ta hedhë poshtë propozimin, përkatësisht ta ndalë procedurën nëse nuk janë plotësuar kushtet për marrjen e vendimit për shqiptimin e masës disiplinore, ose të propozojë shqiptimin e masës disiplinore.
(10) Mënyra e zhvillimit të procedurës disiplinore rregullohet me rregullore të posaçme.
Neni 85
Drejtori, para se të marrë vendim për shqiptimin e masës disiplinore, është i detyruar ta marrë parasysh mendimin e komisionit disiplinor.
X. QEVERISJA DHE DREJTIMI I SHKOLLËS
Përbërja, procedura e zgjedhjes së anëtarëve dhe pushimi i mandatit të anëtarëve të Këshillit Shkollor
Neni 86
(1) Organ i qeverisjes në shkollë është Këshilli Shkollor.
(2) Këshilli Shkollor ka 12 anëtarë, dhe atë: tre përfaqësues nga themeluesi, tre përfaqësues nga prindërit përkatësisht kujdestarët e nxënësve, katër përfaqësues nga mësimdhënësit dhe nga një përfaqësues nga Ministria dhe nga bashkësia e biznesit.
(3) Përfaqësuesi i bashkësisë së biznesit merr pjesë në punën e Këshillit Shkollor, por nuk ka të drejtë vote dhe pjesëmarrje në vendimmarrje.
(4) Përfaqësuesit e prindërve/kuzdestarëve, të themeluesit dhe të Ministrisë nuk mund të emërohen ose zgjidhen nga radhët e të punësuarve në shkollë.
(5) Përfaqësuesit e themeluesit i emëron dhe i shkarkon Këshilli i Komunës së Gostivarit
(6) Përfaqësuesit e prindërve/kuzdestarëve i emëron dhe i shkarkon Këshilli i Prindërve; përfaqësuesit e mësimdhënësve i emëron dhe i shkarkon Këshilli i Mësimdhënësve të shkollës; përfaqësuesin e Ministrisë e emëron dhe e shkarkon Ministri; ndërsa përfaqësuesit e bashkësisë së biznesit i propozojnë odat (dhomat) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
(7) Anëtarët e Këshillit Shkollor, përveç përfaqësuesve nga prindërit, emërohen për periudhë prej katër vitesh, me të drejtë edhe për një rizgjedhje.
(8) Përfaqësuesit e prindërve emërohen për periudhë deri në përfundimin e arsimit të mesëm të fëmijës së tyre.
Neni 87
Në punën e Këshillit Shkollor marrin pjesë, pa të drejtë vote, edhe dy përfaqësues të nxënësve të zgjedhur nga këshilli i nxënësve, por për çështje që janë në interesin e tyre, me ftesë nga kryetari i Këshillit Shkollor, përkatësisht me kërkesë të dy të tretave të anëtarëve të Këshillit Shkollor.
Neni 88
(1) Mandati i anëtarit të Këshillit Shkollor mund të përfundojë edhe para skadimit të mandatit:
- me kërkesë të tij;
- me ndërprerjen e marrëdhënies së punës së mësimdhënësit në shkollë;
- me pushimin e statusit të nxënësit, fëmijës prindi i të cilit është anëtar i Këshillit Shkollor;
- me shkarkim për shkak të mungesës në tri mbledhje radhazi të Këshillit Shkollor;
- nëse është dënuar me burg.
(2) Propozimin për shkarkim, përkatësisht shkarkimin e anëtarit të Këshillit Shkollor e bën organi që e ka emëruar.
(3) Mandati i tërë Këshillit Shkollor përfundon në mënyrën, procedurën dhe kushtet e përcaktuara me Ligjin për arsimin e mesëm.
Neni 89
Procedura për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Shkollor fillon tre muaj para skadimit të mandatit të Këshillit Shkollor.
Neni 90
(1) Propozimi i përfaqësuesve të mësimdhënësve për anëtarë të Këshillit Shkollor bëhet me propozim të aktiveve profesionale të mësimdhënësve.
(2) Propozimi nga paragrafi i mëparshëm përcaktohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Mësimdhënësve.
(3) Nëse propozimi nga paragrafi (1) i këtij neni nuk përcaktohet, propozimi zgjerohet me kandidatë të tjerë nga Këshilli i Mësimdhënësve.
(4) Propozimi i zgjeruar i kandidatëve të mundshëm për anëtarë të Këshillit Shkollor përcaktohet me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit të Mësimdhënësve.
Neni 91
(1) Zgjedhja e përfaqësuesve të mësimdhënësve për anëtarë të Këshillit Shkollor, si rregull, bëhet me votim të hapur, por mund të zhvillohet edhe me votim të fshehtë nëse për propozimin për votim të fshehtë janë deklaruar më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit të Mësimdhënësve.
(2) Nëse janë përcaktuar vetëm katër kandidatë për anëtarë të Këshillit Shkollor, ata konsiderohen të zgjedhur nëse për listën-propozim është deklaruar shumica e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Këshillit të Mësimdhënësve.
(3) Nëse për anëtarë të mundshëm janë propozuar më shumë kandidatë se numri i përcaktuar që duhet të zgjidhen, të zgjedhur konsiderohen katër kandidatët që kanë marrë numrin më të madh të votave.
Neni 92
(1) Mandati i anëtarëve të Këshillit Shkollor fillon nga konstituimi i tij.
(2) Mbledhjen konstituive të Këshillit Shkollor e thërret dhe deri në zgjedhjen e kryetarit e kryeson përfaqësuesi më i moshuar.
(3) Këshilli Shkollor nga radhët e anëtarëve të tij zgjedh kryetar.
(4) Kryetari, nënkryetari dhe komisionet si trupa ndihmëse të Këshillit Shkollor zgjidhen me propozim dhe me votim të hapur.
(5) Vendimet e Këshillit Shkollor merren me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të këshillit që kanë të drejtë vendimmarrjeje dhe vote.
Kompetencat e Këshillit Shkollor
Neni 93
Këshilli Shkollor kryen këto punë:
- e miraton statutin e shkollës,
- miraton program zhvillimor për shkollën,
- miraton kod etik për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë,
- merr vendim për formimin e ekipit profesional për përgatitjen e Programit të ekskursioneve shkollore për vitin shkollor përkatës,
- propozon programin vjetor të punës dhe raportin e punës te Këshilli i Komunës së Gostivarit ,
- propozon plan financiar vjetor te themeluesi,
- propozon llogarinë përfundimtare te themeluesi,
- i propozon drejtorit zgjedhjen e mësimdhënësve pas shpalljes së konkursit,
- miraton raportin e komisionit të inventarizimit,
- shpall konkurs publik për emërimin e drejtorit,
- zhvillon intervista me kandidatët për drejtor,
- nga kandidatët e paraqitur në konkursin publik për emërimin e drejtorit, i propozon kryetarit të Komunës së Gostiavrit një kandidat,
- vendos për ankesat dhe kundërshtimet e të punësuarve në shkollë,
- vendos për ankesat e nxënësve, prindërve përkatësisht kujdestarëve të nxënësve,
- miraton dhe nxjerr akte normative të përgjithshme (vendime, rregullore),
- propozon veprimtari plotësuese në shkollë,
- i jep propozim drejtorit për zgjedhjen e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë,
- shqyrton dhe vendos për kërkesa dhe ankesa për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave nga marrëdhënia e punës,
- shqyrton dhe vendos për ankesat e paraqitura kundër vendimit të Këshillit të Mësimdhënësve për masat pedagogjike të shqiptuara ndaj nxënësve,
- merr vendime për furnizim dhe shfrytëzim të mjeteve themelore,
- shqyrton iniciativat e ngritura nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Këshilli i Prindërve dhe Inspektorati Shtetëror i Arsimit për rishqyrtimin e punës së mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë që në procesin edukativo-arsimor nuk tregojnë rezultate të kënaqshme ose i shkelin më rëndë standardet e sjelljes profesionale,
- kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligj dhe me aktet normative të shkollës.
Mbledhjet e Këshillit Shkollor
Neni 94
(1) Mbledhjet e Këshillit Shkollor i thërret dhe i udhëheq kryetari ose, në mungesë të kryetarit, nënkryetari i Këshillit Shkollor.
(2) Kryetari i thërret mbledhjet me iniciativë të vet, me kërkesë të drejtorit ose me kërkesë të një të tretës së anëtarëve të Këshillit Shkollor.
(3) Puna e mbledhjeve të Këshillit Shkollor rregullohet me rregullore të punës.
Neni 95
Këshilli Shkollor mund të mbajë mbledhje vetëm nëse janë të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve, ndërsa vendimet i merr me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit Shkollor me të drejtë deklarimi dhe vendimmarrjeje.
XI. DREJTORI I SHKOLLËS
Neni 96
Drejtori është organ drejtues i shkollës dhe është përgjegjës për ligjshmërinë në punën e shkollës dhe për funksionimin material-financiar të shkollës.
Neni 97
Drejtori i shkollës zgjidhet dhe shkarkohet nga kryetari i Komunës së Gostivarit , në përputhje me Ligjin për arsimin e mesëm.
Neni 98
(1) Kryetari i komunës, tre muaj para përfundimit të mandatit të drejtorit ekzistues, merr vendim që Këshilli Shkollor të shpallë konkurs publik për zgjedhjen e drejtorit.
(2) Konkursi publik shpallet në së paku tre gazeta ditore që botohen në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, prej të cilave njëra duhet të botohet në gjuhën që e flasin së paku 20% e qytetarëve që flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase; konkursi zgjat 8 ditë dhe afati fillon të rrjedhë ditën pas ditës së publikimit.
(3) Kandidatët e paraqitur dorëzojnë dokumentet e nevojshme, sipas konkursit, te Këshilli Shkollor i shkollës.
Procedura që e zhvillon komisioni gjatë zgjedhjes së drejtorit në shkollë
Neni 99
(1) Konkursin nga neni 98 paragrafi (2) i këtij statuti e zbaton një komision i përbërë nga tre anëtarë, të cilët i zgjedh Këshilli Shkollor nga radhët e anëtarëve të vet.
(2) Komisioni nga paragrafi 1 i këtij neni është i obliguar që brenda pesë ditëve nga dita e përfundimit të konkursit t’i shqyrtojë dokumentet e dorëzuara dhe të hartojë listë të kandidatëve të paraqitur, me arsyetim për numrin e kandidatëve, paraqitjen me kohë ose me vonesë dhe plotësinë ose jo-plotësinë e dokumentacionit.
(3) Komisioni, brenda tre ditëve nga dita e shqyrtimit të dokumenteve, kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet e kërkuara në konkursin publik duhet t’ua kthejë dokumentet e dorëzuara bashkë me arsyetim me shkrim; ndërsa për kandidatët që i plotësojnë kushtet, përgatit listë dhe dokumentacionin e dorëzon te Këshilli Shkollor.
(4) Këshilli Shkollor mund të kërkojë nga kandidatët që i plotësojnë kushtet të dorëzojnë edhe dokumente shtesë.
(5) Këshilli Shkollor dhe përfaqësuesi i Byrosë zhvillojnë intervistë me kandidatët që i plotësojnë kushtet.
(6) Kandidat i zgjedhur për drejtor konsiderohet ai që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit Shkollor me të drejtë vote dhe vendimmarrjeje. Nëse disa kandidatë marrin numër të njëjtë, më të madh votash, organizohet raund i dytë me kandidatët që kanë marrë të njëjtin numër më të madh votash. Në raundin e dytë, i zgjedhur konsiderohet kandidati që merr shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve me të drejtë vote dhe vendimmarrjeje. Nëse asnjë kandidat nuk merr shumicën e nevojshme, procedura e zgjedhjes përsëritet.
(7) Këshilli Shkollor, brenda shtatë ditëve nga zhvillimi i intervistave me kandidatët, i propozon kryetarit të komunës kandidatin që ka marrë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit Shkollor me të drejtë vote dhe vendimmarrjeje.
Të drejtat dhe detyrimet e drejtorit
Neni 100
Drejtori i shkollës së mesme i ka këto të drejta dhe detyrime:
- e përfaqëson dhe e përfaqëson shkollën e mesme dhe është përgjegjës për punë të ligjshme;
- e organizon, e planifikon dhe e udhëheq punën e shkollës së mesme;
- e ndjek dhe e përmirëson punën edukativo-arsimore në shkollën e mesme;
- përgatit program zhvillimor të shkollës;
- përgatit propozim-programin vjetor të punës dhe raportin e shkollës;
- është përgjegjës për realizimin e programit vjetor të punës;
- është përgjegjës për funksionimin e komisionit të maturës në shkollë;
- është përgjegjës për realizimin e të drejtave dhe detyrimeve të nxënësve;
- kujdeset për zbatimin e Kodit Etik të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, si dhe të Rregullores së brendshme të shkollës, dhe për ruajtjen e reputacionit dhe dinjitetit të shkollës në sjelljen e nxënësve dhe të punësuarve;
- është kompetent për paraqitjen e çdo forme dhune, abuzimi dhe neglizhimi të kryer nga ose ndaj nxënësit apo të punësuarve në shkollë, te institucionet kompetente të përcaktuara me ligj;
- propozon planin vjetor financiar te Këshilli Shkollor;
- propozon llogarinë vjetore (raportin financiar) te Këshilli Shkollor;
- miraton planin vjetor për prokurime publike;
- kryen përzgjedhjen e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe personelit ndihmës-teknik, në përputhje me ligjin dhe aktet e shkollës;
- lidh kontratë pune me kandidatin e zgjedhur me status nëpunësi administrativ;
- gjatë pushimit vjetor, pushimit mjekësor dhe rasteve të tjera të arsyeshme të mungesës, cakton person nga radhët e të punësuarve që e zëvendëson;
- bën sistemimin/ndarjen në detyra të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe personelit ndihmës-teknik;
- me vendim bën sistemimin e nëpunësve administrativë;
- vendos për ndërprerjen e marrëdhënies së punës të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë, edukatorëve dhe personelit tjetër administrativ e ndihmës-teknik, sipas ligjit dhe kontratës kolektive;
- ushtron kontroll mbi mënyrën e mbajtjes së dosjeve profesionale të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë;
- nxit, ndjek dhe organizon aftësim dhe përsosje profesionale të mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë;
- organizon mentorim për mësimdhënësit-stazhierë, bashkëpunëtorët profesionalë-stazhierë, edukatorët-stazhierë;
- merr pjesë në orë mësimore sipas planit të vizitave nga programi vjetor i shkollës dhe harton rekomandime e vërejtje që bashkëngjiten në dosjen profesionale të mësimdhënësit;
- e ndjek punën e mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve profesionalë dhe edukatorëve dhe i këshillon;
- e formon ekipin për këshillim karriere, me propozim të Këshillit të Mësimdhënësve;
- cakton këshilltar karriere, me propozim të Këshillit të Mësimdhënësve;
- zgjedh koordinator për arsim praktik, me propozim të Këshillit të Mësimdhënësve;
- kujdeset për bashkëpunimin me prindërit/kujdestarët;
- kujdeset për pronën e shkollës duke parandaluar uzurpimin dhe keqpërdorimin e saj;
- i informon prindërit/kujdestarët për punën e shkollës dhe për ndryshimet e të drejtave dhe detyrimeve të nxënësve;
- vendos për masat edukativo-disiplinore;
- e organizon dhe e ndjek punën e ekipit inkluziv të shkollës dhe të ekipeve të tjera;
- e ndjek punën e organeve profesionale në shkollë;
- e nxit dhe e ndjek punën e këshillit të nxënësve;
- siguron zbatimin e vendimeve të Këshillit Shkollor;
- i zbaton vendimet e Këshillit Shkollor;
- vendos për lidhjen e kontratave në marrëdhënie pune;
- e formon ekipin inkluziv të shkollës;
- e formon ekipin e shkollës për integrim shkollor;
- e formon komisionin e shkollës për vetëvlerësim;
- nis procedurë për përgjegjësi disiplinore të të punësuarve në shkollë;
- kujdeset për bashkëpunimin e shkollës me institucionin shëndetësor në komunë;
- gjatë realizimit të projekteve ndërkombëtare në arsim kujdeset për përfshirjen e të gjithë mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë;
- nxjerr Rregullore për sistematizimin e vendeve të punës dhe Rregullore për organizimin e brendshëm të shkollës;
- nxjerr Plan vjetor për punësim;
- bën ndarjen e kujdestarive të klasave dhe orëve;
- lidh kontrata, nënshkruan dëftesa, vendime, urdhëresa dhe akte të tjera sipas ligjeve;
- miraton mungesa të të punësuarve dhe nxënësve;
- kryeson dhe udhëheq mbledhjet e Këshillit të Mësimdhënësve;
- emëron persona me autorizime të veçanta;
- zgjedh komisione nga kompetenca e tij;
- lëshon njoftime dhe urdhra;
- merr vendime në mënyrë të pavarur brenda kompetencave të tij të përcaktuara me ligj, rregullore të tjera dhe aktet e përgjithshme të shkollës.
XII. ORGANET PROFESIONALE TË SHKOLLËS
Neni 101
Organe profesionale në shkollë janë:
- Këshilli i Mësimdhënësve, i përbërë nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesionalë të shkollës;
- Këshilli i vitit (i gjeneratës), i përbërë nga mësimdhënësit që zhvillojnë mësim dhe bashkëpunëtorët profesionalë;
- Këshilli i paraleles, i përbërë nga mësimdhënësit që zhvillojnë mësim në paralele dhe bashkëpunëtorët profesionalë;
- Kujdestari i paraleles; dhe
- Aktivët profesionale të mësimdhënësve sipas grupeve: lëndë natyrore-matematikore, lëndë shoqërore-humanitare, lëndë gjuhësore-letrare dhe lëndë profesionale nga shërbimet personale, dhe drejtimi kimiko-teknologjik.
Neni 102
(1) Mbledhjet e Këshillit të Mësimdhënësve i thërret dhe, si rregull, i udhëheq drejtori i shkollës.
(2) Këshilli i Mësimdhënësve vendimet i merr me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i mësimdhënësve të pranishëm, të cilët në tërësi i realizojnë të drejtat dhe detyrimet nga marrëdhënia e punës në këtë shkollë.
(3) Këshilli i Mësimdhënësve kryen këto punë:
- jep mendim për propozim-programin vjetor të punës dhe e ndjek realizimin e tij;
- zgjedh përfaqësuesit e vet si anëtarë në Këshillin Shkollor dhe ka të drejtë të propozojë shkarkimin e tyre para afatit;
- shqyrton raportin vjetor për punën e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë dhe propozon masa përkatëse;
- jep propozime për avancimin e mësimdhënësve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë;
- shqyrton dhe përcakton suksesin e nxënësve dhe punën e organeve e trupave të tjerë profesionalë;
- u miraton nxënësve përfundimin e dy viteve brenda një viti shkollor, në kushte të përcaktuara me ligj;
- merr vendim për regjistrimin e nxënësve;
- shqipton masa pedagogjike ndaj nxënësve: vërejtje para largimit dhe largim;
- miraton mungesa të nxënësve nga mësimi më shumë se 10 ditë;
- merr vendime mbi ankesat e nxënësve lidhur me notat e përcaktuara;
- shqyrton raportin e mbikëqyrjes profesionale dhe propozon masa përkatëse;
- shqyrton propozimet e prindërve, nxënësve dhe organeve profesionale për përmirësimin e procesit edukativo-arsimor dhe merr masa përkatëse;
- lavdëron dhe shpërblen nxënës;
- miraton ekskursione dhe vizita profesionale të nxënësve;
- jep mendim profesional për furnizimin me tekste shkollore dhe mjete mësimore;
- propozon mësimdhënës për anëtarë në ekipin e këshillimit të karrierës;
- propozon koordinator për arsimin praktik;
- propozon këshilltar karriere;
- harton propozim-planin për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë.
Neni 103
(1) Këshillin e vitit, si rregull, e thërret dhe e udhëheq drejtori i shkollës.
(2) Këshilli i vitit kryen këto punë:
- organizon dhe zbaton punën edukativo-mësimore të vitit dhe kujdeset për përmirësimin e saj;
- vendos për çështje të propozuara nga këshilli i paraleles dhe kujdestarët e paraleleve;
- bashkëpunon me këshillin e prindërve për zgjidhjen e çështjeve të suksesit dhe sjelljes së nxënësve të vitit;
- përcakton suksesin dhe sjelljen e nxënësve sipas periudhave kualifikuese;
- lavdëron dhe shpërblen nxënës;
- i propozon Këshillit të Mësimdhënësve çështje për të cilat duhet të merret vendim;
- vendos për kërkesa të prindërve dhe nxënësve brenda kompetencave të tij;
- kryen edhe punë të tjera.
Neni 104
(1) Këshillin e paraleles, si rregull, e thërret dhe e udhëheq drejtori i shkollës.
(2) Këshilli i paraleles kryen këto punë:
- organizon drejtpërdrejt dhe zbaton punën edukativo-arsimore në paralele dhe kujdeset për përmirësimin e saj;
- bashkëpunon me kujdestarin e klasës për çështjet e suksesit dhe sjelljes së nxënësve në paralele;
- lavdëron dhe shpërblen nxënës;
- i propozon Këshillit të vitit dhe Këshillit të Mësimdhënësve çështje për të cilat duhet të merret vendim;
- bashkëpunon me shërbimin profesional të shkollës.
Neni 105
Kujdestari i paraleles kryen këto punë:
- e ndjek punën dhe disiplinën e nxënësve;
- kujdeset për zhvillimin e rregullt të mësimit në paralele;
- thërret dhe mban takime me prindërit e nxënësve të paraleles;
- i arsyeton mungesat e nxënësve;
- miraton mungesë të nxënësve për një ditë;
- lavdëron dhe shpërblen nxënës;
- për shkelje të detyrave dhe përgjegjësive të nxënësve shqipton vërejtje me gojë dhe masë edukativo-pedagogjike – vërejtje me shkrim;
- e mban administratën e klasës, plotëson librat e nxënësve, dëftesat dhe diplomat për vitet përfundimtare;
- kujdeset për aktivitetet jashtëmësimore të nxënësve të paraleles;
- bashkëpunon me këshillin e prindërve.
Neni 106
Aktivët profesionale kryejnë këto punë:
- përcaktojnë bazat e planit vjetor të punës dhe e harmonizojnë punën e mësimdhënësve të lëndëve të njëjta ose të afërta;
- i propozojnë Këshillit të Mësimdhënësve mësimdhënës për emërim në Këshillin Shkollor;
- i harmonizojnë planet individuale të punës së mësimdhënësve;
- kujdesen për barazimin e kritereve të ndjekjes dhe vlerësimit të nxënësve;
- propozojnë masa për përmirësimin e punës edukativo-arsimore;
- propozojnë tekste dhe mjete ndihmëse mësimore;
- e ndjekin realizimin e plan-programit mësimor dhe propozojnë ndryshime e plotësime;
- i dorëzojnë drejtorit raport për realizimin e programeve të aktiveve profesionale;
- kryejnë edhe punë të tjera sipas programit dhe vendimeve të Këshillit të Mësimdhënësve.
Neni 107
(1) Në çdo takim/mbledhje të organeve dhe trupave në shkollë detyrimisht mbahet procesverbal.
(2) Procesverbali përmban elementet e përcaktuara me rregulloren e punës të organit përkatës, e posaçërisht: emërtimin e organit, numrin e mbledhjes, vendin, ditën dhe kohën e mbajtjes, procesmbajtësin, numrin e të pranishmëve dhe të munguarve, përmbajtjen e diskutimeve sipas pikave të rendit të ditës, vendimet dhe konkluzionet e marra, shumicën me të cilën janë marrë, kohën e përfundimit dhe nënshkrimin e kryesuesit dhe procesmbajtësit.
XIII. KËSHILLI I PRINDËRVE
Neni 108
(1) Në shkollë zgjidhet Këshilli i Prindërve, i përbërë nga përfaqësues të prindërve të nxënësve.
(2) Përfaqësuesit e prindërve të nxënësve nuk guxojnë të jenë të punësuar në shkollë.
(3) Këshilli i Prindërve ka tetë anëtarë, nga dy përfaqësues të prindërve për secilin vit/gjeneratë.
(4) Kur anëtari i këshillit pushon së qeni prind i nxënësit në shkollë, zgjidhet prind tjetër nga i njëjti vit; me përfundimin e nxënësve, bëhet kooptim i prindërve të nxënësve të vitit të parë.
Neni 109
Në punën e Këshillit të Prindërve marrin pjesë edhe dy përfaqësues nga këshilli i nxënësve, pa të drejtë vote.
Neni 110
(1) Në takimin e prindërve në secilën paralele zgjidhet bord prindërish prej 3 anëtarësh (kryetar dhe dy anëtarë).
(2) Kryetarët e bordeve të prindërve të paraleleve janë anëtarë të bordit të vitit/gjeneratës.
(3) Bordet e prindërve të viteve zgjedhin anëtarë për Këshillin e Prindërve të shkollës, i cili nga radhët e veta zgjedh Kryetarin.
(4) Këshilli i Prindërve të shkollës, në mbledhje, me propozim dhe votim të hapur zgjedh 3 përfaqësues të prindërve për Këshillin Shkollor.
Neni 111
(1) Këshilli i Prindërve, me propozim dhe votim të hapur, me shumicë votash zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin e tij.
(2) Mbledhjet e Këshillit të Prindërve i thërret dhe i udhëheq kryetari.
(3) Kryetari i thërret mbledhjet me iniciativë të vet, me kërkesë të drejtorit, me kërkesë të më shumë se një të tretës së anëtarëve të këshillit, me kërkesë të bordeve të paraleleve ose bordeve të viteve që janë trupa ndihmëse.
Neni 112
Këshilli i Prindërve kryen këto punë:
- shqyrton çështje nga jeta dhe puna e shkollës dhe jep mendim për përmirësimin e punës edukativo-arsimore;
- e shqyrton suksesin dhe sjelljen e nxënësve dhe jep mendim për përmirësimin e tyre;
- e ndjek rregullsinë (frekuentimin) e nxënësve dhe jep mendim për përmirësimin e saj;
- bashkëpunon me Këshillin e Mësimdhënësve;
- jep mendim për Programin e ekskursioneve të nxënësve;
- emëron përfaqësuesit e vet që marrin pjesë në Këshillin Shkollor;
- kujdeset për sigurimin e mjeteve materiale përmes sponsorimeve për modernizimin e mësimit, realizimin e ekskursioneve, shpërblimet e nxënësve, vizitat dhe përmirësimin e kushteve të punës;
- kujdeset për sigurimin e mjeteve për nxënësit – raste sociale;
- kryen edhe punë të tjera me interes për përmirësimin e veprimtarisë së shkollës.
Neni 113
Bordi i prindërve të vitit kryen këto punë:
- shqyrton çështje për realizimin e punës edukativo-arsimore të vitit;
- e shqyrton suksesin dhe sjelljen e nxënësve të vitit dhe jep mendim;
- e shqyrton rregullsinë e nxënësve të vitit dhe jep mendim;
- bashkëpunon me këshillin e vitit;
- kujdeset për sigurimin e mjeteve për modernizimin e mësimit.
Neni 114
Bordi i prindërve të paraleles kryen këto punë:
- shqyrton çështje nga jeta dhe puna e nxënësve në paralele dhe jep mendim për përmirësim;
- e shqyrton suksesin dhe sjelljen e nxënësve dhe jep mendim;
- e shqyrton rregullsinë e nxënësve në paralele dhe jep mendim;
- bashkëpunon me kujdestarin e paraleles dhe këshillin e paraleles;
- kujdeset për sigurimin e mjeteve për përmirësimin e kushteve të punës dhe angazhohet për ndihmë ndaj nxënësve – raste sociale.
XIV. INFORMIMI
Neni 115
(1) Për punën e shkollës dhe organeve drejtuese, punonjësit informohen përmes tabelës së shpalljeve.
(2) Informimin e bëjnë drejtori dhe Këshilli Shkollor përmes publikimit të vendimeve, aktvendimeve, raporteve, informatave dhe të tjera.
Neni 116
Informimi mund të bëhet edhe përmes botimit të gazetës shkollore, buletinit e të ngjashme.
XV. MBROJTJA
Neni 117
(1) Në gjendje lufte, shkolla vazhdon ta realizojë veprimtarinë edukativo-arsimore; për këtë qëllim, brenda funksionimit të rregullt në kohë paqeje, në përputhje me Ligjin për mbrojtje dhe rregullore të tjera, ndërmerr përgatitje përkatëse dhe harton dokumente për punë në gjendje lufte.
(2) Zbatimin e përgatitjeve dhe hartimin e dokumenteve për punë në gjendje lufte e udhëheq drejtori i shkollës.
Neni 118
Për mbrojtjen e të dhënave dhe informatave sekrete nga fusha e mbrojtjes, shkolla zbaton masa për ruajtjen e fshehtësisë së të dhënave me rëndësi për mbrojtjen.
XVI. SEKRETI BIZNESOR
Neni 119
Për mbrojtjen e interesave të shkollës dhe të bashkësisë më të gjerë, në shkollë ndërmerren masa për ruajtjen, trajtimin dhe komunikimin e të dhënave që konsiderohen sekret biznesor.
Neni 120
(1) Të gjitha të dhënat dhe dokumentet e përcaktuara si sekret biznesor detyrimisht shënohen me shenjën “konfidencial” ose “rreptësisht konfidencial”.
(2) Detyrimi për ruajtjen e sekretit biznesor zgjat derisa drejtori i shkollës ose organi që i ka dorëzuar të dhënat të japë pëlqim për lirimin nga ruajtja e sekretit biznesor.
Neni 121
Të dhënat dhe dokumentet që paraqesin sekret biznesor regjistrohen në një protokoll të veçantë administrativ dhe si të tilla arkivohen.
Neni 122
(1) Të dhënat dhe dokumentet që janë sekret biznesor ruhen në një hapësirë të posaçme, ndërsa i ruan dhe i administron punonjësi i autorizuar nga drejtori me vendim të veçantë.
(2) Vërtetimin, arkivimin dhe shkatërrimin e materialeve që paraqesin sekret biznesor e kryen drejtori i shkollës me urdhër të organit kompetent.
(3) Zbulimi i sekretit biznesor paraqet shkelje të rëndë të detyrës së punës.
XVII. FSHEHTËSIA DHE MBROJTJA E PËRPUNIMIT TË TË DHËNAVE PERSONALE
Neni 123
(1) Shkolla është e obliguar të sigurojë fshehtësi dhe mbrojtje gjatë përpunimit të të dhënave personale të të punësuarve.
(2) Shkolla është e obliguar të zbatojë masa teknike dhe organizative përkatëse për mbrojtjen e të dhënave personale të të punësuarve nga shkatërrimi i rastësishëm ose i paligjshëm, humbja, ndryshimi, zbulimi i paautorizuar ose qasja e paautorizuar në të dhënat personale.
Neni 124
Masat teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave personale, si liri dhe të drejta themelore të të punësuarve, e sidomos e drejta e privatësisë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, rregullohen me Rregullore të veçantë të nxjerrë në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe akteve nënligjore të tij.
Neni 125
(1) Në shkollë mbahen këto grupe të dhënash:
- Grup i të dhënave për nxënësit e regjistruar në shkollë;
- Grup i të dhënave për prindërit, përkatësisht kujdestarët e nxënësve të regjistruar në shkollë;
- Grup i të dhënave për të punësuarit në shkollë.
(2) Bazë ligjore për mbajtjen e këtyre grupeve të dhënash është neni 9-v (9в) i Ligjit për arsimin e mesëm.
Neni 126
(1) Drejtori i shkollës, nga radhët e të punësuarve, autorizon person ose persona për përpunimin e të dhënave personale.
(2) Personat nga paragrafi (1) i këtij neni kanë detyrim t’i ruajnë të dhënat personale si sekret.
Neni 127
Të dhënat personale mund të përdoren ose publikohen vetëm për qëllime shkencore-hulumtuese dhe analiza statistikore, pa u zbuluar identiteti i personit për të cilin bëhet fjalë.
Neni 128
(1) Grupi i të dhënave për nxënësit dhe grupi i të dhënave për prindërit/kujdestarët ruhen një vit pas përfundimit të arsimit të mesëm të nxënësve, përkatësisht një vit pas çregjistrimit të tyre nga shkolla.
(2) Grupi i të dhënave për të punësuarit ruhet deri në përfundimin e marrëdhënies së punës së të punësuarit.
XVIII. DISPOZITA KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE
Neni 129
(1) Statutin dhe aktet e tjera të përgjithshme në shkollë i miraton Këshilli Shkollor.
(2) Statuti konsiderohet i miratuar nëse për të kanë votuar më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit Shkollor me të drejtë vendimmarrjeje/vote.
Neni 130
Ndryshimet dhe plotësimet e statutit bëhen në të njëjtën mënyrë si miratimi i tij.
Neni 131
Të gjitha aktet e tjera të shkollës do të harmonizohen me këtë statut brenda tre muajve nga dita e hyrjes së tij në fuqi.
Neni 132
Me ditën e hyrjes në fuqi të këtij statuti pushon së vlejturi statuti i vitit 2021 me nr. arkivor 0101-15/2 nga data 18.01.2021 pushon së aplikuari.
Neni 133
Ky statut hyn në fuqi ditën e shpalljes në tabelën e shpalljeve dhe në faqen WEB të shkollës, pasi të merret pëlqimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
