K O N K U R S

Për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor
2026/2027 në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor
2026/2027, sipas planeve dhe programeve mësimore të caktuara numri i nxënësve që do të
regjistrohen është, siç vijon:

SHKOLLA E MESME KOMUNALE E MJEKËSISË „GOSTIVAR”
Në vitin e parë do të regjistrohen 200 nxënës në 8 paralele (50 nxënës në 2 paralele me
mësim në gjuhën maqedonase, 100 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 50
nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për:

AFATET E KONKURSIT

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes portalit https://e
uslugi.mon.gov.mk
me paraqitje të posaçme për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive
të tyre të përdoruesve të schools.mk.

AFATI I QERSHORIT PËR REGJISTRIM :

Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të bëhet prej orës 00:00 të datës 12 qershor deri
ora 23:59 të datës 15 qershor 2026.

-Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më datë 16 qershor 2026 nga ora
08:00 deri ora 19:00 dhe 17 qershor 2026 prej ora 08:00 deri në orën 15:00
.
-Renditjen përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira, secila shkollë e publikon
18 qershor 2026, më së voni deri në ora 12:00, në vend publik në shkollë dhe/ose në ueb
faqen e shkollës.
Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet prej më 23 qershorë 2026 prej ora 00:00
deri në ora 23:59.

-Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla është më 24 qershorë 2026 prej ora
08.00 deri në ora 15:00
.

-Renditja e listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira, secila shkollë do ta
publikojë më 25 qershor 2026, më së voni deri në ora 12:00 në vend publik në shkollë dhe/ose
në ueb faqen e shkollës.

AFATI I GUSHTIT PËR REGJISTRIM :

-Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim korrigjues, provim vjetor, provime për përparim më të
shpejtë, mund të regjistrohen në shkollat ku ka vende të lira dhe i plotësojnë kushtet e parapara
nga Konkursi, pas afatit të qershorit me dy paraqitje.

  • Paraqitja e nxënësve do të bëhet më datë 20 gusht 2026 prej ora 00:00 deri në orën 15:00
    mënyrë elektronike.
  • Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 21 gusht 2026 prej ora
    08:00 deri në orën 14:00.
  • Lista përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, secila shkollë do t’i publikojë në ditën e njejtë
    më së voni deri në ora 19:00.

KUSHTET DHE KRITERET E REGJISTRIMIT PËR PËRZGJEDHJEN E NXËNËSVE
Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike (në tekstin e mëtejmë: shkollat) për
vitin shkollor 2026/2027 do të realizohet në kushte dhe në mënyrë të përcaktuar me Ligjin për
Arsimin e Mesëm, Ligjin për Arsimin dhe Trajnim Profesional, Ligjin për Akademinë e
Sporteve, Ligji për Gjimnazin Matematikë – Informatikë dhe me këtë konkurs.
Kushtet për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë janë:

  • të kenë përfunduar arsimin fillor;
  • të mos jetë më i moshuar se 17 vjet;
  • të përcaktohen për njërin nga plan programet e mëposhtme:
    а) gjimnaz;
    b) arsim i mesëm profesional;
    c) arsimi i mesëm i artit
    ç) arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta;

Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve janë:
 1.suksesi mesatar i nxënësit nga klasa e VI deri në të IX;
 2.suksesi mesatar i nxënësit të arritur në 4 lëndë (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe dy lëndë
të rëndësishme për sektorin);
 3.diploma për vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare, si dhe marrja e
vendit të parë në gara shtetërore të organizuar nga shoqata të akredituara të
mësimdhënësve për realizimin e garave në arsimin fillor nga ana e Ministrisë së Arsimit
dhe Shkencës
 4.vlera mesatare e pikëve të fituara për sjelljen nga klasa VI deri në klasën IX.

Nxënësit nga komuniteti etnik rom mund të regjistrohen në shkollë të mesme publike të caktuar,
nëse kanë deri në 10% më pak pikë, sesa numri i pikëve të parapara në Konkurs për planet dhe
programet mësimore përkatëse dhe nëse plotësojnë kriteret shtesë për testin e njohurive dhe
aftësive në shkollën përkatëse.
Zbatimi i kësaj mase afirmative bëhet pas përfundimit të renditjes dhe nuk ndikon në statusin e
kandidatëve që tashmë janë renditur dhe që plotësojnë numrin minimal të pikëve të parashikuara.
Në shkollat ku konkurojnë numër më i madh i nxënësve që i plotësojnë kushtet nga numri i
planifikuar i paraparë në këtë konkurs, për ata që përmbushin kushtet e parashikuara, organizohet
test kualifikues nga materiali mësimor nga klasa e tetë – nëntë në lëndët mësimore vijuese edhe
atë: -për sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale – biologji dhe kimi

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM

Pas regjistrimit të suksesshëm elektronik, nxënësit në shkollën e mesme publike të përzgjedhur
dorëzojnë dokumentacionin e mëposhtëm:
1. fletëparaqitje për regjistrim (fletëparaqitja e nxënësve gjenerohet duke printuar
fletëparaqitjen elektronike përmes sistemit të shërbimeve elektronike);
2.dëftesat origjinale nga klasa VI deri në IX;
3.diploma nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe/ose vendin
e parë të fituar në gara shtetërore;
4.certifikata nga libri amë i të lindurve (pavarësisht nga data e lëshimit).
5.Vlerësim për aftësi të kufizuara nga sistemi i vlerësimit të personave me aftësi të
kufizuara.

Vërejtje:
Pas shpalljet se rang listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, nxënësit të
cilët nuk janë të pranuar në shkollën tonë, obligohen që ti tërheqin dokumentat e
dorëzuara brenda 24 orëve, kurse shkolla ka për obligim që të njejtat tu’a kthen brenda 24
orëve.

Përgatiti:
Psikologe:Mimoza Shabani
Pedagog: Shpend Bajrami
Sekretar:Jehona Salija

Drejtor:

Jeton Sulejmani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *