Protestë organizuar nga nxënësit e viteve të para, paralelet duale.
Nxënësit protestuan ndaj MASH përshkak se ua mohon të drejtën e bursës.
Protesta u mbështet edhe nga prindërit, udhëheqësia e shkollës dhe mësimdhënësit.
Përpara mediave u prononcua drejtori i shkollës z. Jeton Sulejmani, i cili plotësisht mbështeti revoltën e nxënësve. Brenda kësaj dite Ministria e Arsimit dhe Shkencës solli vendimin që në muajin nëntor të hapet konkursi për bursa për paralelet e mjekësisë – paralele duale.
