Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi midis SHMKM. GOSTIVAR – GOSTIVAR përfaqësuar nga drejtori z. Jeton Sulejmani dhe UNIVERSITETIT NDËRKOMBËTAR BALLKANIK – SHKUP, përfaqësuar nga rektori Mehmet Dursun Erdem!
Institucionet me Memorandum Bashkëpunimi do të angazhohen që në korrnizat e misionit, vizionit dhe qëllimit të tyre, të bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë në interes të realizimit, të hulumtimit dhe punës analitike, ngritjen dhe përsosjen e dijes.
Memorandumi përmban mirkuptim dhe mbështetje midis dy palëve përfshirë mundësimin e realizimit të formave të ndryshme të trajnimit ( seminare, punëtori, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj), vizita të ndërsjellta nga përfaqësues të institucioneve.
Mundësinë e prezantimit të programeve studimore, politikat e bursave të studentave për nxënësit e viteve të katërta.



