SHMKM “Gostivar”, vijoi aktivitetin me nxënës në Komunën e Gostivarit, ku të punësuarit e Komunës së Gostivarit patën rastin të bëjnë matjen e tensionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, njëkohësisht u njohtuan edhe me aftësitë dhe shmathtësitë që nxënësi arrijnë në shkollën tonë! Kryetari i Komunës z. Arben Taravari ndau mirënjohje për nxënësit tonë në shenjë respeki! Më poshtë postimi dhe vlerêsimi nga Kryetari i Komunës…Pas skriningut nëpër shkollat e Komunës së Gostivarit, nxënësit dhe mësimdhënësit e SHMKM “Gostivari”, sot zhvilluan aktivitete për kontrollin e diabetit dhe tensionit në gjak tek personeli i Komunës së Gostivarit. Këto kontrolle kanë për qëllim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e rrezikut që kanoset nga diabeti apo tensioni i gjakut.Në shenjë falenderimi, si pushtet lokal, ju ndamë mirënjohje për këtë punë shumë fisnike që po bëjnë.




