PROFILET ARSIMORE

Shkolla jonë aftëson profile nga profesioni shëndetësor. Qëllimi kryesor i arsimit është që te punëtorët e ardhshëm të shëndetit të formojnë dhe zhvillojnë veti me anë të së cilave do të kryhen detyrat në rrafshin e profesionit. Profilet arsimore janë:

Profili arsimor: Motër medicinale

     Motra medicinale gjatë arsimimit katër vjecar merr njohuri teorike nga lëndët e përgjithsme dhe ato profesionale si dhe aftësohet praktikisht në shkathtësitë për:

  • Kujdes i përgjithshëm dhe specialistik i të semurëve, kujdes për persona të semurë dhe të pamundshëm sipas nevojave të tyre trupore, psiqike dhe sociale;
  • Zbatimi i stabilimenteve medicinale dhe përdorimi i instrumenteve, aparateve dhe materialeve për punë;
  • Triazh i shpejtë dhe  i mirëfilltë te pacientët dhe dhënia e ndihmës së parë;
  • Kujdes për ushqim të mirëfilltë te popullata e shëndoshë dhe ajo dietale te të sëmurit;
  • Të zbulojë dukuri objektive dhe subjektive të cilët negativisht ndikojnë në shëndet;
  • Bashkëpunim me të sëmurin dhe anëtaret e ekipit ;
  • Bashkëpunim me anëtarët e të sëmurit;
  • Përvetësimi i parimeve etike të thirrjeve.

Profil arsimor:  Teknik dhëmbësh

     Tekniku i dhëmbëve gjatë arsimimit katër vjeçar pajiset me dije nga lëndët e përgjithshme dhe ato profesionale si dhe aftësim shkathtësie dhe praktike për përpunim të:

  • protezave totale dhe parciale prej akrili;
  • protezave parciale skeletore;
  • konstrukcione protetike njështresore të lyera me substanca sintetike;
  • inlei, onlei dhe mbishtresore të shkriera
  • solo kurora prej metal – keramik (kurora estetike)
  • kujdeset për rruajtje dhe mirëmbajtjen e duhur të aparateve dhe instrumenteve
  • administrim, evidentim dhe dukumentim të detyrimeve punuese dhe matrialeve.