QËLLIMET E SHKOLLËS

          Sipas bazave programore qëllimi i përgjithshëm i shkollës është që nxënësve të ju mundësoj zhvillim individual optimal në raport me predispozitat e tyre dhe karakteristikat e moshave, zhvillimin e ndjenjës së përgjegjësisë, ndjenjn e përkatësisë ndaj Republikës së Maqedonisë, respektimi i të drejtave të qytetarëve dhe detyrimeve, tolerancën, mirëkuptimin e ndërsjellë, respektimin e lirive themelore , të drejtat e njeriut dhe të jetuarit në bashkësi, gatishmërinë për iniciativë dhe kreativitet për reagim të shpejtë dhe adekuat ndaj ndryshimeve kujdesi për zhvillim fizik të drejtë dhe përgjegjësinë për shëndetin personal.

Si qëllime qendrore për profilin janë arritja e diturive dhe aftësive si në vijim:

  • Të planifikoj dhe organizoj punën amë në organizatën adekuate shendetësore dhe humanitare ;
  • Të administroj dhe regjistroj gjatë  kryerjes së detyrave amë;
  • Të përdor softver mjekësor ;
  • Të triazhoj në mënyrë adekuate sipas karakterit të gjendjes shendetësore të pacientit;
  • Të hulumtoj dhe edukoj në kuadër të avansimit dhe mbrojtjes së shëndetit;
  • Të përgadis, mirëmbaj dhe kontrolloj rregullsinë e instrumenteve dhe materialeve për punë;
  • Të kujdeset dhe të mbaj ambient pune të pastër dhe të sigurt dhe të përdor mjete mbrojtëse adekuate gjatë punës;
  • Të aplikoj kujdes adekuat ;
  • Të përgadis dhe aplikoj terapi në bazë të udhëzimit dhe nën mbikqyrje të pergjegjësve;
  • Të merr , përgadis dhe të analizoj material biologjik;
  • Të jep, përgadis, rruaj dhe deponoj ilaçe, substanca, çaj, droga, bimë aromatike shërruese, materiale sanitere  etj;
  • T’i respektoj dhe zbatoj normat etike gjatë punës;
  • Të respektoj hierarkinë dhe të ketë raport profesional ndaj bashkëpunëtorëve dhe pacientëve;
  • Të kyçet pa kurrfarë pengese në procesin e punës.

Kualifikimet profesionale dhe zhvillimi i shkollës

      Kjo shkollë është profesionale, kështu që në përgaditjen profesionale dhe në aftësimin e nxënësve duhet të ketë kujdes të veçantë. Por, duhet pasur kujdes për disa kriteriume të caktuara:

  • Praktikë më e madhe dhe vëzhgim gjatë mësimit për të cilën, në mënyrë permanente, mundohen të përgaditen laboratore dhe kabinete me pajisjet më bashkëkohore, me të cilat në të ardhmen do të takohen nëpër vendet e punës dhe do të operojnë me ta.
  • Bashkëpunim maksimal me institucionet shëndetësore (spitale, shtëpi shëndeti). Në fushën e organizimit të mësimit praktikë, nga organizatat shëndetësore do të kërkohen listat e manipulacioneve dhe teknikave të cilat përdoren në ato institucione dhe janë të nevojshme gjatë punës së përditshme të profileve të cilët ne i shkollojmë. Kuptohet ajo listë gjithmonë do të revidohet në bazë të kërkesave të punës të institucioneve të lartëpërmendura. Në fushën e zbatimit, institucionet do të sigurojnë qasje maksimale tek pajisjet si dhe përkrahje praktike gjatë ushtrimeve të teknikave të nevojshme manuale.
  • Mësim bashkëkohor, teoria dhe praktika profesionale patjetër duhet ta ndjekin më mirë që mundet zhvillimin e shpejtë të teknikës dhe shkencës (në veçanti në mjekësi, degët shëndetësore).

 Në realizimin e procesit edukativo-arsimor, të gjithë lëndët mësimore janë profesionalisht të përfaqësuara – kuadri arsimor në mënyrë kualitative e realizon aktivitetin e planifikuar programor, duke aplikuar forma dhe metoda bashkëkohore, me qëllim që programa sa më shumë t’i adaptohet mundësive psikofizike të nxënësve. Për rezultatet e angazhimit profesional dëshmon kualiteti i lartë i diturisë së nxënësve tonë, që njëkohësisht paraqet detyrim me intensitet të pandalur që të vazhdon tendenca për përforcimin e pozicionit të shkollës në mesin  e më të mirave. Duke e pasur aktualitetin si imperativ, në kushtet e ndryshimeve të përditshme të cilat ngadalë por sigurt depërtojnë në të gjitha poret e jetës bashkëkohore, del edhe orientimi i shkollës për theksin e aktiviteteve prioritare e cila si strategji do të ishte realizuar në afirmimin e më tutjeshëm.