Sipërfaqja e përgjithshme e shkollës është 1000 m2. Pjesa teorike e mësimit zhvillohet në klasa dhe kabinete. Sipas pajisjeve ndahen në: kabinet për informatikë, kabinet për mësimin praktikë të profilit motër medicinal dhe kabinet për mësimin praktik të profilit teknik dhëmbësh.
Në shkollë ka laboratore për mësim teorik dhe praktik, për lëndët profesionale ka: kabinete për kujdes të sëmurëve, për teknik dhëmbësh dhe informatikë. Gjithsejt shkolla disponon me këta ambiente
- 15 klasa
- 4 zyra të vogla të cilat mund të shfrytëzohen vetëm për qëllime administrative,
- 4 kabinete
Shkolla disponon me palestër të edukatës fizike, si dhe teren sportiv në natyrë.
Mjetet mësimore, ndihmëse dhe materialet didaktike
Përsosja e punës edukativo-arsimore në përputhje me tendencionet për teknologji arsimore bashkëkohore, paraqet kujdes permanent i Shkollës gjithsesi duke pasur parasyshë specifikat e çdo drejtimi në veçanti. Prej aty del edhe përcaktimi për të shtuar risitë e shumta në arsim të përshtatura me novitetet e reja teknologjike. Për përvetësim më të lehtë të programit mësimor, në kuadër të materialeve të mundëshme që janë në disponim, gjithnjë bëhen përpjekje për pasurim të mjeteve mësimore – të vjetrat zëvendësohen me të reja më bashkëkohore.
Inventari i shkollës është i pajisur edhe me pajisje të siguruara nëpërmjet ndihmës materiale-teknike nga faza e tretë e programit Fare : 2 mikroskopa, 2LCD projektor, televizor me ekran të madh, 3 grafoskopa, 2 ekrane për projektim dhe ndihmë për letra për fotokopjim, folie për grafoskop dhe toner.
Mësimi praktik i profilit arsimor motër medicinale për lëndën Bazat e kujdesit, e cila realizohet në shkollë – kabinet për bazat e kujdesit i pajisur me krevat dhe mjete plotësuese (materiale sanitare, karrocë medicinale, aparat për matjen e shtypjes, stetoskop dhe sterilizator për instrumente), materiale dhe instrumente të nevojshme për realizim të teknikave të ndryshme medicinale, fantom kukulla, gluteus për injektime intra muskulare dhe fantom- dora për inetrvenime intravenoze, postere të ndryshme dhe mjete të tjera.