AKTIVITETE

Aktivitetet kulturore arsimore të shkollës me mjedisin lokal

1. Bashkëpunimi me familjen

2. Bashkëpunimi me institucionet edukative – arsimore

3. Bashkëpunimi me organizatat  tjera me karakter  shoqëror, kulturor, ekonomik

4. Informim

5.  Kyçja në drejtime kulturore dhe organizata tjera.

Monitorimi, vlerësimi dhe përparimi i punës  edukative – arsimore

1. Planifikimi i punës edukative

2. Planifikimi, programimi dhe përgatitja e drejtorit

3. Planifikimi dhe përgatitja e  kuadrit  të mësimdhënësve

4. Planifikimi dhe programimi i shërbimit pedagogjik

5. Monitorimi, kontrollimi dhe vlerësimi

6. Evidenca pedagogjike dhe dokumentacioni

            Mësim i obligueshëm për të gjithë nxënësit prej vitin e parë deri në vitin e katërt  realizohet sipas  dokumenteve programore të aktiviteteve edukative – arsimore për arsimin e  mesëm  në drejtimin e shendetësisë.

Drejtori i shkollës në bashkëpunim me ekipin (i përbërë: nëndrejtor, bashkëpunëtorë profesional, arsimtarit përgjegjës për profilet arsimore dhe mësimdhënësit që ligjërojnë në paralelet e përfshira në projekt) do të realizojnë programin e paraparë nga ana Ministrisë së Arsimit, Byros për zhvillimin e arsimit dhe qendra për  arsimin e mesëm profesional.

Aktivitetet edukative – arsimore jashtë mësimit

            Përveç mësimit do të realizohen edhe aktivitete tjera edukative – arsimore që do të nxisin kreativitetin, kuriozitetin, aftësitë njohëse, këmbëngulje dhe vetë-mbështetje në kryerjen e aktiviteteve. Qëllimi është që ato aktivitete të ndikojnë në krijimin e shprehive për punë si dhe shfrytëzimin e kohës së lirë duke vënë shkollën në shërbim për nevojat e nxënësve dhe për formimin e personalitetit të tyre. Ata kanë një rol të rëndësishëm për zgjedhjen e një profesioni të ardhshëm, inkurajimin dhe zhvillimin e aftësive krijuese dhe afiniteteve që referohen  në arritjet e  shkencës. Këto aktivitete do të zhvillohen nëpërmjet fushave të mëposhtme:

  • Ekipe për aktivitete të  lira
  • Vëzhgimet dhe garat
  • Mbrojtja dhe  përmirësimi i shëndetit të nxënësve dhe kultura e të jetuarit
  • Aktivitet kulturore në shoqëri

Ekipe për aktivitete të lira

            Në suazat e aktiviteteve të lira nxënësit janë përcaktuar dhe janë përfshirë varësisht prej interesit, mundësisë dhe aftësisë së tyre. Fushat që kanë një interes të veçantë janë: Kulturë mbi të jetuarit të shëndosh, Shkencat Natyrore dhe Kultura Urbane.

Aktivitetet e lira në shkollë zhvillohen në punë ekipore me mentorët e tyre, puna ekipore e aktiviteteve të projektit do të zhvillohet sipas programit të përgatitur më parë  ku janë të caktuar  përmbajtjet për punë, koha e realizimit, mundësit për prezantim dhe afirmimi më i gjerë i nxënësve.

Përcaktimi dhe përfshirja do të bëhet nëpërmjet anketave, të dhëna nga arsimtarët e lëndës si   dhe nëpërmjet aktiviteteve  që organizohen  nga bashkësia e  nxënësve    .

Vëzhgimet dhe garat

            Me pjesëmarrjen e tyre në gara, konkurse, koloni te artit, kuize etj .. nxënësit të arriturat e tyre do të prezantonjë  në manifestimet e organizuara për raste të ndryshme në datat e rëndësishme kulturore, në aktivitetet e shkollës dhe të mjedisit lokal. Konkurset e nxënësve  luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit të nxënësit. Nëpërmjet tyre   zhvillohet interesi i nxënësve në thellimin dhe pasurimin e njohurive, krijojnë një qëndrim aktiv ndaj mësimit si dhe zhvillohen gara në mes nxënësve me të cilën arrihet afërsia e nxënësve nga mjedise të ndryshme. Një faktor i rëndësishëm për pjesëmarrje masive të nxënësve dhe për të arritur rezultate më të mira është mënyra e përgatitjes së nxënësve. Forma më e përshtatshme e  përgatitjes së aktiviteteve të lira është angazhimi përmes ekipeve të shkollës si dhe mësimi shtesë. Mësuesit në orët e letërsisë duhet të bëjnë përzgjedhjen e nxënësve që kanë prirje  për  krijimtari letrare.

Mbrojtja dhe përmirësimi i shëndetit të nxënësve dhe kultura e jetës

            Duke filluar me nocionet moderne të kategorisë ,,shëndeti’’ ndërkohë që kultivojnë identitetin e tij dhe pozitivitetin tradicional të jetës, shëndeti  duhet të përmirësohet dhe  mbrohet në aspekt pozitiv, dinamik, holistik dhe ekologjik, duke zhvilluar programe progresive edukative për përmirësimin e shëndetit. Programi për mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit përfshin të gjitha aspektet e jetës shkollore dhe marrëdhëniet e tij me komunitetin si një model që është i bazuar në: bashkëveprimin e aspekteve fizike, mendore, sociale dhe mjedisore; pjesëmarrja aktive e nxënësve përmes metodave të ndryshme për të zhvilluar aftësitë, vlerat, qëndrimin, zhvillimin pozitiv të vetë – imazhit, rritja e kontrollimit  të vet shëndetësor, pranimi i rëndësisë së mjedisit fizik në shkolla në aspektin e efekteve estetike dhe psikologjike të nxënësit dhe të punësuarit; përfshirja e drejtpërdrejtë dhe mbështetja e prindërve; pjesëmarrja aktive në shërbimin shëndetësor.

Në përgjithësi, përmbajtjet brenda politikave shëndetësore të shkollës janë të grupuara në tri fusha:

  • Përmirësimi i shëndetit në aspektin fizikë (përmbajtjet edukative nga fusha  e higjienës personale, ushqimin dhe të ushqyerit, sëmundjeve ngjitëse, marrëdhënie njerëzore mes gjinive, parandalimin e sëmundjeve të varësisë, ushtrime fizike dhe rekreacion  duke vizituar qendrat rekreative – sportive, siguri dhe ndihma e parë).
  • Përmirësimi i shëndetit mental (debate dhe punëtori për të zhvilluar vetë besimin, vetë-respektin, komunikim, marreveshja me të tjerët dhe pranimin e tyre)
  • Shëndeti  social (kujdesi për mjedisin lokal, komunikim  nxënës – prindër  – mjedis)

Funksionalizimin e këtij programi global shkolla do ta përgatisë në bashkëpunim me shërbimin shëndetësor dhe personat që punojnë në drejtime të caktuara për përmirësimin  e shëndetit. Përmbajtjet konkrete duhet të realizohen përmes përmbajtjeve të: mësimit të  rregulltë,  programit për orë klase, në suaza të aktiviteteve të organizatës rinore – bashkëpunim në mes nxënësve nga profile të ndryshme arsimore me tema profesionale, realizim i projekteve sidomos nga anëtarët e seksionit psikologjik: ballafaqimi me stresin , marrëdhëniet njerëzore mes gjinive, program për të kuptuarit e konflikteve, program edukativ i të rinjve për parandalimin e sëmundjeve infektive dhe shëndetin riprodhues të gruas, respektimin e dallimeve, etj .. Këto tema do të prezantohen nga grupet e punës së nxënësve me përbërje të përzier etnike para nxënësve të vitit të parë si dhe para nxënësve të shkollave fillore me qëllim që të arrihet    bashkëpunimi  në mes nxënësve.

Aktiviteti social – kulturor

            Angazhimi i shkollës në kuadër të aktiviteteve të saj edukative – arsimore do të prezentohen përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore me realizimin e të cilit do të përfshihen  takime edukative – kulturore për nevojat e mjedisit lokal. Në këto korniza shkolla do të realizojë:

  • Bashkëpunimi me institucionet kulturore dhe arsimore
  • Bashkëpunimi me institucionet e tjera arsimore
  • Bashkëpunimi me familjen ose prindërit

Shkolla vetë ose në bashkëpunim me institucionet kulturore do të organizojë manifestimet e festave, vizita objekteve kulturore – historike, manifestime kulturore (ekspozita, teatër, opera dhe valle, shfaqje, takime poetike, etj), mirëmbajtjen dhe ruajtjen e traditave dhe zakoneve të krijimtarisë popullore.

Ekskursioni i nxënësve

Ekskursionet janë pjesë integrale e punës edukative – arsimore. Sipas funksionit qëllimit dhe objektivave, ekskursionet mund të jenë: arsimore, rekreative – argëtuese, me karakter të përgjithshëm edukativo – arsimor apo të kombinuara. Këtë vit shkollor është në plan që të realizohet ekskurzion njëditor ndërsa për nxënësit e vitit të III-të ekskursion disaditor. Nëse nxënësit kanë interes për realizimin e ekskurzionit  jashtë shtetit do të veprojm në pajtim me rregulloren për realizim të ekskursioneve.