Punëtori njëditore “STOP BULLYING”

Më 28 tetor 2024 u mbajt punëtori me nxënësit e shkollës së mesme SHMKM “Gostivar”. Në punëtorinë njëditore “STOP BULLYING”, nxënësit e shkollave të mesme u edukuan mbi njohjen e dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve dhe pasojave të saj. Gjithashtu, përmes plotësimit të anketave, nga ana e tyre morrëm propozime konkrete për trajtimin e këtij fenomeni social.
Ky aktivitet është pjesë e projektit Zëri i rinisë: Lufta kundër dhunës ndërmjet bashkëmoshatarëve!, financuar nga Centre for Common Ground, dhe implementuar nga Shoqata për sigurimin e shërbimeve sociale – “SOCIO”, Gostivar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *