AFATET E KONKURSIT PËR RREGJISTRIMIN E SEMIMATURANTËVE NË VITN SHKOLLOR 2024/2025

Në bazë të nenit 42 të Ligjit për arsim të mesëm („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut ” nr. 44/1995, 24/1996, 34/1996, 35/1997, 82/1999, 29/2002, 40/2003, 42/2003, 67/2004, 55/2005, 113/2005, 35/2006, 30/2007, 49/2007, 81/2008, 92/2008, 33/2010, 116/2010, 156/2010, 18/2011, 42/2011, 51/2011, 6/2012, 100/2012, 24/2013, 41/2014, 116/2014, 135/2014, 10/2015, 98/2015, 145/2015, 30/2016, 127/2016, 67/2017dhe 64/2018)„Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 229/2020), Ligjit për arsim profesional dhe trajnim („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 71/2006, 117/2008, 148/2009, 17/2011, 24/2013, 137/2013, 41/2014, 145/2015, 55/2016dhe 64/2018 dhe („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” numër 275/2019) dhe Ligjit për Akademinë e Sportit („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 115/2014, 129/2015, 146/2015, 30/2016 dhe 142/2016dhe 64/2018) dhe Ligji për gjimnazin matematiko-informatik („Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” numër 64/2018), regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike realizohet në bazë të Konkursit të cilin e shpall Ministria e Arsimit dhe Shkencës në mjetet për informim publik me propozim të komunave dhe Qytetit të Shkupit   . 

K O N K U R S 

Për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin shkollor 2024/2025 në Republikën e Maqedonisë së Veriut 

Në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2024/2025, sipas planeve dhe programeve mësimore të caktuara do të regjistrohen numri i nxënësve, si vijon: 

         SHKOLLA E MESME KOMUNALE E MJEKËSISË „GOSTIVAR”  

Në vitin e parë do të regjistrohen 200 nxënës në 8 paralele (50 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën maqedonase, 100 nxënës në 4 paralele me mësim në gjuhën shqipe dhe 50 nxënës në 2 paralele me mësim në gjuhën turke) sipas planeve dhe programeve mësimore për: 

Drejtimin shëndetësor– 200 nxënës, 8 paralele 

-motër medicinale maqedonisht 50 nxënës 2 paralele kzgj. 4vjet Min. 70 pikë 
-motër medicinale shqip 75 nxënës 3paralele kzgj. 4vjet Min. 70 pikë 
-motër medicinale turqisht 50 nxënës 2 paralele kzgj. 4vjet Min. 70 pikë 
-teknik dhëmbëve shqip 25 nxënës  1 paralele kzgj. 4vjet Min. 70 pikë 

AFATET E KONKURSIT 

Konkurrimi i nxënësve do të bëhet përmes aplikimit elektronik, përmes linkut në portalin për shërbime elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me paraqitje speciale për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive të tyre të përdoruesve të Schools.mk.  

Paraqitja e parë elektronike e nxënësve do të bëhet më prej 20-25 qershor të vitit 2024 deri në ora 15:00.  

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollë bëhet më 20,21,24 qershor nga ora 07:00 deri në orën 17:00 dhe më 25 qershor të vitit 2024 nga ora 07:00 deri në orën 15:00.  

Renditja përfundimtare me rezultatet nga regjistrimi dhe vendet e lira do të publikohet më 26 qershor të vitit 2024, më së voni deri në ora 09:00 në vend publik në shkollë dhe/ose në faqen zyrtare të shkollës.  

Testi kualifikues do të organizohet në shkollat për arsim të mesëm më 28 qershor të vitit 2024, ndërsa renditja përfundimtare me rezultatet do të publikohen më 28 qershor të vitit 2024 në vendin publik në shkollë. 

 Paraqitja e dytë elektronike e nxënësve do të bëhet prej më 1 korrik – 2 korrik të vitit 2024 deri në orën 15:00.  

Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkolla bëhet më datë 1 korrik nga ora 07:00- 17:00 dhe më 2 korrik nga ora 07:00-15:00.  

Renditja e listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit dhe vendet e lira do të se publikohet më 3 korrik të vitit 2024, më së voni deri në ora 09:00 në vend publik në shkollë dhe/ ose në faqen zyrtare të shkollës. 

 – Testimi kualifikues do të organizohet në shkollat e mesme në datën 5 korrik të vitit 2024, ndërsa listat përfundimtare të renditjes me rezultatet do të publikohen më 5 korrik të vitit 2024, në vend publik të shkollës. 

 Nxënësit të cilët dërgohen në riprovim korrigjues , provim vjetor, provime për përparim më të shpejtë, mund të regjistrohen në shkollat ku ka vende të lira pas afatit të regjistirmit me dy aplikime.  

Regjistrimi i nxënësve do të bëhet më datë 21 gusht të vitit 2024 nga ora 00:00 deri në orën 15:00.  

– Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm në shkollë bëhet me datë 21 gusht të vitit 2024 nga ora 07:00 deri në orën 17:00.  

– Lista përfundimtare ranguese me rezultatet e regjistrimit, do të publikohet më 22 gusht të vitit 2024, më së voni deri ora 12:00.  

KUSHTET DHE KRITERET E REGJISTRIMIT PËR PËRZGJEDHJEN E NXËNËSVE  

Regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme publike (në tekstin e mëtejmë: shkollat) për vitin shkollor 2024/2025 do të realizohet në kushte dhe në mënyrë të përcaktuar me Ligjin për Arsimin e Mesëm, Ligjin për Arsimin dhe Trajnim Profesional, Ligjin për Akademinë e Sporteve, Ligji për Gjimnazin Matematikë – Informatikë dhe me këtë konkurs.  

Kushtet për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë janë:  

– të kenë përfunduar arsimin fillor  

– të mos jetë më i moshuar se 17 vjet;  

– të përcaktohen për njërin nga plan programet e mëposhtme:  

а) gjimnaz ;  

b) arsim dhe trajnim profesional;  

c) arsimi i mesëm i artit  

ç) arsim i mesëm për nxënësit me nevoja të veçanta; 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR REGJISTRIM  

Gjatë aplikimit , nxënësit të paraqesin dokumentet e mëposhtme:  

– aplikimi për regjistrim (aplikimi për regjistrim përgatitet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit);  

– dëftesa origjinale nga klasa VI deri në klasën IX;  

– diploma, (nëse ka) nga vendet e fituara (I, II dhe III) nga garat ndërkombëtare dhe shtetërore në gjuhë amtare, gjuhë të huaj, shkencta natyrore, matematikë, kimi, fizikë, biologji dhe gjeografi si dhe lëndët mësimore që janë të rëndësishme për profesionin, drejtimin, përkatësisht në fushën zgjedhore;  

– çertifikata nga libri amë i lindjes (pavarësisht nga data e lëshimit). 

Vërejtje: 

Pas shpalljet se rang listës përfundimtare me rezultatet e regjistrimit, nxënësit të cilët nuk janë të pranuar në shkollën tonë, obligohen që ti tërheqin dokumentat e dorëzuara brenda 24 orëve, kurse shkolla ka për obligim që të njejtat tu’a kthen brenda 24 orëve. 

Përgatiti:                                                                                                                    Drejtor  

Psikologe:Mimoza Shabani 

Pedagog: Shpend Bajrami                                                                                  Jeton Sulejmani 

Sekretar:Jehona Saliji 

                                 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *